Banorët në panik: Po na rrëshket toka nën këmbë

16/10/1916:46

Shperndaje:


Terreni shtufor në kodrën e lagjes “Punëtori” në Gjirokastër, po bëhet gjithmonë e më rrëshqitshëm. Të 15 familjet që bujtin në këtë pallat gjashtë katësh, kanë gati 2 vjet që po kërkojnë ndërhyrje nga ana e Bashkisë Gjirokastër për të rigjeneruar masivin shtufor mbajtës që është edhe boshti themelor i të gjithë objekteve në kodër.

Ata apelojnë për ndërhyrje emergjente e cila në fakt ka munguar prej janarit të 2018 kohë kur u konstatua rrëshkitja e parë e terrenit përbri kodrës.

Ka qenë data 5 janar 2018 kur tronditja tektonike që u ndje në këtë vend, shkaktoi rrëshkitje të terrenit shtufor në këmbët e pallatit gjashtë katësh si dhe tre objekteve të tjera të banimit. Në atë ditë, familjet u evakuan me urdhër nga ish kryebashkiakja Rami për shkak të rrezikut që mbartte zona për t’u strehuar në konvikt. Prej asaj dite e deri më sot, është sonduar vendi dhe asgjë më tepër ndërkohë që banorët presin zgjidhje.

https://youtu.be/aYMOR3jg4K8


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa
Magazinë me materiale ndërtimi në Qafë Gjashtë kërkon Shofer
Restorant “Lori” në Ksamil kërkon Zgarist dhe 2 Pjatalarëse. Ofrohet akomodim
Plagoset me çifte: Më goditi një gjuetar natën në mal. Policia dyshuese
Akt i rëndë vandalizmi – Dhunohet varri (FOTO)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.