Arrestohen 2 të rinj, akuzohen për vjedhjen e një shtëpie natën

Sarandë
Arrestohen në flagrancë dy shtetas pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e një tjetër shtetasi !
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :
A Ç, 22 vjeç, banues në Sarandë
Ll P, 20 vjeç, banues në Sarandë
Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës së sotme në lagjen “Nr.4”, kanë vjedhur banesën e shtetasit N.Sh., ku kanë marrë dy televizor plazma.
Policia ka ushtruar kontroll në mjetin tip “Volkswagen”, të shtetasit Armir Çarçani, ku kanë gjetur një pistoletë sportive/manovre, thikë, shkopa gome etj, sende të cilat dyshohen se autorët i kanë përdorur për vjedhje të ndryshme që mund të kenë kryer.
Po vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që këta shtetas dyshohen të kenë kryer.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.