Ardian Kola dhe Asaf Stroka emrat e 2 kandidatëve për kryetar në Sarandë

24/12/1914:47

Shperndaje:


Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, e cila ka vendosur për emrat e kandidatëve për kryetar të Degëve të kësaj force politike në rang bashkish, Saranda Web ka zbardhur emrat e 2 kandidatëve që do të jenë përballë për të siguaruar mbështejen e anëtarësisë socialiste për drejtimin e degës së Sarandës.
Kryesia e PS ka vendosur për Sarandën të garohet mes kryetarit aktual të PS Ardian Kola dhe kryetarit të Këshillit Bashkiak Asaf Stroka.
Më herët Asambleja e PS Sarandë kishte propozuar 4 kandidatë
Ardian Kola
Asaf Stroka
Eleron Gjoni
Elidon Onjea
Ende nuk është caktuar data se kur do të mbahen votimet për Sarandën ku Ardian Kola dhe Asaf Stroka do të jenë përballë anëtarësisë për të fituar mbështetjen se kush do të drejtojë PS Sarandë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Informaliteti në turizëm – kontrolle për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve
Restorant “Nëndetsja” kërkon të punësojë Sallatiere. Ofrohet akomodim
Hotel ArtNest në lagjen nr. 1 në Sarandë kërkon Recepsionist/e
2 vëllezër peqinas rrahin me grushta 2 sarandjotë
Klientët bënin muhabet dhe qeshnin në orën 00:30, procedohet penalisht administratori i lokalit – VIDEO
Kompania KADIU zgjeron ekipin dhe kërkon Përfaqësues Shitjesh në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.