Alket Hyseni pranon gabimin dhe tërhiqet

20/11/1820:33

Shperndaje:


 

Pas zemërimit të shkaktuar në mediat online por edhe nga oraganizata ‘Down Sindrome Albania’ ndaj një postimi nga deputeti socialist, ka reaguar Alket Hyseni. Në një përgjigje drejtuar Sali Berishës, deputeti i PS e sulmoi ish-kryeministrin duke e quajtur herë pas here “plak autik”.

Fakti që përdori fjalën “autik” në formë fyese, bëri që ndaj tij të shpërthejë një reagim masiv në rrjetet sociale, pasi ai diskriminonte të sëmurët me autizëm.

Por sot, pas një lumë akuzash ndaj tij në rrjetet sociale, përmes te cilave Hysenit i kërkohet të japë dorëheqjen, deputeti ka reaguar duke ndryshuar postimin. Në vend të fjalës, “autik”, ai ka shkruar “i çartur”. 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Informaliteti në turizëm – kontrolle për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve
Restorant “Nëndetsja” kërkon të punësojë Sallatiere. Ofrohet akomodim
Hotel ArtNest në lagjen nr. 1 në Sarandë kërkon Recepsionist/e
2 vëllezër peqinas rrahin me grushta 2 sarandjotë
Klientët bënin muhabet dhe qeshnin në orën 00:30, procedohet penalisht administratori i lokalit – VIDEO
Kompania KADIU zgjeron ekipin dhe kërkon Përfaqësues Shitjesh në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.