Znj. Ministre, Manastiri i Kostarit nuk është thjeshte nje “Shpellë me Piktura”

26/03/2120:49

Shperndaje:


Znj. Ministre, Manastiri i Kostarit nuk është thjeshte nje “Shpellë me Piktura”
Nga Ing. LEONIDHA PAPA
Manastiri i Shen Marisë në Kostar të Finiqit, është qendra më e rendesishme pelegrinazhi i banorëve të krishterë të rretheve të Delvines, Sarandës por dhe me gjerë. Ishte dhe mbetet epiqendra e shfaqjes së devotshmërisë fetare ndaj Panajias por edhe me karakter laik siç është panairi i madh në përkujtimorën e 15 Gushtit, ne Pashken e Verës siç e thone te parët tanë.
Kisha brenda shpellës, ne planimetri, është pothuajse rrethore me një diametër rreth 6 m. Faqet e kishës përbëhen nga shkëmbi i gdhendur, përveç anës perëndimore dhe nje pjesë të kupolës ku mbyllet me muraturë guri. Në pjesën e jashtme dhe në një distancë prej rreth 4 metrash, u ndërtua muratura e lartë për të krijuar hapësirat ndihmëse të manastirit. Jashtë shpellës ekziston akoma një ndërtesë drejtkëndëshe dykatëshe me përmasa 5×9 metra e cila sipas traditës, thuhet se është ndërtuar nga besimtarët Himarjote.
Hapësira e kufizuar dhe pjerrësia e terenit nuk lejuan krijimin e një vëllazërie të madhe monastike. Sidoqoftë, kohë pas kohe kishte murgj ku gojedhenat kanë ruajtur ngjarje të mrekullueshme. Edhe gjatë diktaturës komuniste (1945-1990), ku feja jo thjesht u ndalua por u ndoq penalisht, shumë adhurues, kryesisht gra, ngjitëshin shkëmbinjve gjatë natës për tu falur ne manastir ndërsa nga ana tjetër fanatikët e regjimit i qellonin ato me gurë.
Mbishkrimi i vetëm kronologjik që mbijeton në manastir është viti 1774, i gdhendur në një gur. Ruhet edhe mbishkrimi i afreskëve, si zakonisht në pjesen e sipërme te derës së naosit, por u demtua rreshti i fundit ku shkruhej viti i pikturimit. 1774 është viti që u kryen punime për zgjerimin e kishës së vogël që ekzistonte më parë. Afresket e vjetra të kishës së mëparshme janë ruajtur dhe tregojnë një vendndodhje tjetër të kupolës dhe altarit. Nuk perjashtohet të ketë edhe një shtresë më të vjetër (të tretë) pikturimi.
Në krahinen perreth ka edhe te tjera Shpella të Shenjta të ngjashme, siç është Shën Jeorgjio në Dhiver, Shën. Marina në Vagalatit, Shen Nili ne Filat etj. Në Epir, shndërrimi i këtyre shpellave në manastire – skete, ishte një prirje që vihet re në shekullin e 10-të dhe 11-të. Në një distancë prej 500 metrash nga manastiri, ku vendasit pozicionojne fshatin e tyre te vjetër, pothuajse në rrugën që të çon në Kostarin e sotëm, ruhen rrënojat e një kishe të vogël me elementë të periudhës Bizantine.
Trajtimi i këtij monumenti nga ana e Ministrisë së Kulturës si “Shpella me piktura të shekullit të 18-të”, është ne radhë te parë mosrespektim i shenjtërisë së objektit dhe nëse nuk i shërben diçkaje tjetër, tregon mungesë njohjeje dhe profesionalizmi.
1) Monumentët janë një trashëgimi e përbashkët kulturore dhe shteti duhet t’i mbrojë dhe promovojë ato pa asnje diskutim. Por në rastet kur ato kanë një pronar, siç është rasti i kishave, i xhamive, i banesave, etj, asnjë ndërhyrje nuk mund të bëhet pa nje komunikim me ta. Manastiri i Kostarit nuk ka pushuar kurrë së funksionuari si vend adhurimi, kështu që poseduesi ose i zoti në këtë rast është Mitropolia e Gjirokastrës, i Kishës Ortodokse Autoqefale te Shqipërisë. Edhe nëse nuk ka tituj pronësie, është shteti që duhet të interesohet per “legalizimin” e dokumentacionit dhe të mos mbajë të njëjtin status dhe terminologji të diktaturës komuniste, në kohën kur u njoh si monument (Vendimi 68/7. Data 30.05.1970 )
2) Karta e Venecias (1964) që zëvendësoi atë të Athinës (1931) është sot akti referues ndërkombëtar për ndërhyrjet në monumente. Eshtë teksti i vetëm i parimeve për ndërhyrjet qe depoziton Këshillit Ndërkombëtar të Monumenteve (ICOMOS). Në Nenin 5, sugjeron përdorimin e monumentit për qellime shoqërore, me përparësi atë për të cilën është krijuar. Kjo nënkupton se nëse rikonstruktohet një mullir i vjetër, duhet të funksionojmë përsëri si një mulli e kështu me radhë nëse është një far, një kishë, një xhami, etj.
[Article 5. The conservation of monuments is always facilitated by making use of them for some socially useful purpose. Such use is therefore desirable but it must not change the lay-out or decoration of the building.]

3) Kapitulli i parë dhe një nga më të rëndësishëm në procesin e nje projekti restaurues të monumenteve, është dokumentacioni (τεκμηρίωση) historik. Dokumentacioni është sigurisht një proces që fillon me projektimin dhe vazhdon gjatë zbatimit te projektit (neni 16)
[Article 16. In all works of preservation, restoration or excavation, there should always be precise documentation in the form of analytical and critical reports, illustrated with drawings and photographs. Every stage of the work of clearing, consolidation, rearrangement and integration, as well as technical and formal features identified during the course of the work, should be included. This record should be placed in the archives of a public institution and made available to research workers. It is recommended that the report should be published.]
Vet titulli i projektit “Restaurimi i Shpellës me piktura të shekullit të 18-të”, i cili më pas do t’i jepet një sipermaresi, frikëson këdo që ka njohuri elementare në fushen e restaurimeve.
4) Bashkëpunimi me Kishën Ortodokse të Shqipërisë imponohet jo vetëm për arsye parimore por edhe profesionale-shkencore. Projektet e restaurimit të monumentëve të financuara e dhe të zbatuara nga Kisha Ortodokse – natyrisht te miratuara nga Instituti i Monumenteve – janë shembullore për vendin. Po përmend ato për manastiret e Ardenices dhe Shen Kozmait në Fier, Shen Marisë në ishullin e Zvernecit në Vlore,të Vrahogoranxisë dhe Zervatit në Gjirokaster, Shen Georgion ne Çuke në Kakome etj. Në disa prej këtyre projekteve madje pata nderin të marr pjesë si konstruktor në bashkëpunim me z. Piro Thomo.
Ironia e çështjes është se miratimi i këtij studimi firmoset nga Ministrja e Kulturës znj. Elva Margariti dhe nga Sekretarja e “Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore” znj. Arta Dollani, të dy me origjinë Ortodokse.
Sigurisht, ministrja në postimin e saj në FB thekson dimensionin shpirteror që vazhdon të funksionojë si një kishë (“Një objekt me rëndësi shpirtërore për banorët e zonës, të cilët ende kryejnë shërbime në këtë kishë”), nënvizoj gjithashtu meritat e zonjës Dollani si Arkitekte me njohuri dhe përvojë në fushën e monumentëve, por ato duhet të kërkojnë e të kenë më shumë informacion për ato që firmosin. Eshtë nje projekt qe u propozua nga Drejtoria Rajonale e Institutit te Monumenteve të Vlorës dhe ndoshta nën presionin e fushatës paraelektorale, u miratua si një maket parazgjedhor dhe si i tillë do mbetët.
Titulli i projektit është deri diku fyes , por më kryesorja për mendimin tone, është përmbajtja e tij e cila duhet të rishikohet.
Leonidas Pappas
Ing. Ndertimi
MSc Monument Restoration


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.