Zjarri në Delvinë dogji 40 km2 dhe një perimetër prej 50 km

15/08/2512:23

Shperndaje:

Zjarri në Delvinë dogji 40 km2 dhe një perimetër prej 50 km

 

Zjarri i nisur nga zona e Dhivrit, në ditën e shtatë të tij hyri edhe në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër. Më pas zjarri përshkoi një rrugë shkatërrimi përmes fshatrave Pecë, Kardhikaq e Sirakat, për të hyrë më pas në Delvinë dhe për t’u shtrirë deri në afërsi të Varfaj. Flakët përfshinë gjithashtu Kokodhiqin, Lefterhorin dhe çdo periferi të qytetit, duke shkaktuar dëme të mëdha në shumë shtëpi, ullishte, vreshta, pemë frutore, bujqësi, bagëti, bletari dhe mjedis.

 

 

40 kilometra katrorë të djegura vetëm në Delvinë

 

Bilanci i dëmeve në territorin e Delvinës është i rëndë: mbi 40 km² tokë e shkatërruar. Janë djegur mijëra rrënjë ullinj të rinj dhe shumëvjeçarë, pemë frutore dhe hektarë të tërë me vreshta. Për shumë familje, këto kultura përfaqësonin burimin kryesor të të ardhurave, dhe humbja e tyre nënkupton vite të tëra pa prodhim dhe të ardhura. Dëmet në pyje gjithashtu janë të shumta. Në Delvinë u dogj e gjithë kurora me pisha, ndërsa në Lefterhor u dogj pylli me gështenja.

 

Ullishte të tëra janë zhdukur, pemë frutore janë shndërruar në hi dhe vreshtat, që për vite kanë dhënë prodhime cilësore, janë shkatërruar. Humbjet ekonomike janë të pallogaritshme dhe rikuperimi i plotë do të kërkojë shumë kohë dhe investime.

 

Përveç dëmit ekonomik, zjarri ka goditur rëndë edhe gjelbërimin dhe biodiversitetin e zonës. Tokat e djegura rrezikojnë erozionin, ndërsa humbja e gjelbërimit do të ketë pasoja afatgjata edhe për klimën dhe jetën e egër.

 

Delvina u dogj pasi zjarrfikëset e ushtrisë mbetën pa ujë, banorët kërkojnë dëmshpërblim

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të shtunën dhe të dielën bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Abedin Dino”
Përkujtohet 35-vjetori i vrasjes në kufi të 4 të rinjve nga Aliko – VIDEO
U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.