Zhvillohet në Livadhja, Finiq mbledhja e Këshillit të Qarkut Vlorë – VIDEO

Sipas iniciatives te kreut te Qarkut Ervis Moçka, ku mbledhjet e qarkut do te zhvillohen ne cdo bashki me qellim promovimin e kultures, historise dhe zakoneve por dhe per te qene sa me afer nevojave te banoreve te ketyre zonave, pas mbledhjes se kaluar qe u zhvillua ne Konispol, mbledhja e fundvitit u zhvillua sot ne sallen e mbledhjeve Livadhja te Bashkise Finiq.

Në  Rendin e  Dites me 9 pika, pikat me te rendesishme veçohen:
•Projekt/Vendimi “Për miratimin e buxhetit të Këshillit të Qarkut Vlorë për vitin 2023“.
– Ne buxhetin e vitit 2023 nje vemendje te veçante do te kene investimet ne Bashkite e qarkut ku vlen te theksohet:

  1. Likuidimi perfundimtar i financimit te asfaltimit te rruges Haliqe- Markat ne bashkine Konispol;
  2. Bashkia Finiq, rikonstruksion-bashkëfinancim, rruga Vargalat-Karroq-Pika kufitare Rips.
  3. Rikonstruksion Kopësht ( Stavri Bombaj) Bashkia Selenicë
  4. Rikonstruksion i fasades se pallatit Nr.4/18 dhe sistemimi i oborrit- Bashkia Delvinë

-Nje ze te veçante ne buxhet zene dhe financimi i aktiviteteve kulturore, ku zerin kryesor e merr organizimi dhe pjesmarrja ne Festivalin Folklorik te Gjirokastres, por dhe disa bashkefinancime si Festa e Mandarines ne Konispol si dhe festa tradicionale ne Delvine me qellim promovimin e folklorit dhe kultures.

Nderkohe qe do te vazhdoje te financohet projekti nderkufitar “Waste React”, ku pas pajisjes vitin e kaluar me kazanet e mbaturinave per Bashkite Delvin, Konispol dhe Finiq, kete vit pritet te financohet blerja e 3 makinave per mbledhjen e mbetjeve te ngurta.

Ndër Projekt vendime te tjera ishin:
-P/V “Për miratimin e struktures organizative klasifikimin dhe shtesën e nivelit të pagave të punonjësve të administratës të KQ

-P/V“Për miratimin e kalendarit të programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 dhe buxhetit vjetor 2023″.

-Për miratimin e P/V“Për miratimin e dokumentit Përfundimtar të Programit Afatmesëm(PBA) 2023-2025 për Këshillin e Qarkut“.
– P/V‘‘Per dhënien e titullit vendor “Nderi i Qarkut Vlore“, Hiresisë së Tij Baba Edmond Brahimaj“. (Kryegjyshi boteror i bektashinjve).

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.