Zëvendës Presidente e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho homazhe në varrezat e dëshmorëve në Sarandë

5 Maji është dita që na kujton gjakun e derdhur të mijëra heronjve që dhanë jetën për atdheun.   Në këtë ditë kur përulemi me respekt para heroizimit dhe sakrificave të tyre, dua të ndaj me ju urimin për një Shqipërimë të mirë, për një Shqipëri si ajo që ëndërruan heronjtë tane.

1- Ky 5 Maj përkon me 80-vjetorin e çlirimit të Atdheut, kështu që merr një vlerë të veçantë për të nderuar kujtimin e 28 mijë dëshmorëve që lanë me gjak këtë epope të lavdishme në historinë e popullit tonë.   Gjaku dhe jeta e tyre e rreshtoi Shqipërinë në krahun e duhurtë historisë, në atë të fituesve të Luftës së Dytë Botërore, në aleancën e madhe antifashiste.   Kjo është trashëgimia më e madhe që dëshmorët e atdheut dhe gjithë ata luftëtarë partizanë i lanë vendit, trashëgimi për të cilën ne sot jemi krenarë dhe ballëlartë përpara botës.  

2- Si çdo vit, kjo datë i bën thirrje ndërgjegjes kombëtare për të kujtuar se sa e shtrenjtë është liria dhe sa i shenjtë është sovraniteti i atdheut.   Le të na shërbejë Dita e Dëshmorëve si një ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë të ardhmen e vendit dhe lirinë e qytetarëve shqiptarë, sepse në këtë mënyrë do të nderojmë si duhet kujtimin e atyre që kanë dhënë jetën për të.   Le te kujtojme me mirenjohje sot Heroinjte e Popullit Vasil Laci, Mitro Xhani dhe Lefter Talon dhe gjithe deshmoret e kesaj treve. Kujtojme gjithashtu sot me respekt dhe partizanin Qamil Buxheli firmetari i pare i Lsi, shkrimtar me kontribute te cmuara. Familja ime kujton sot dëshmorin e atdheut, vëllanë e gjyshit tim, Pano Xhixho, komisar batalioni në Brigadën e VIII S, rënë dëshmor në betejat në Vishegrad, ish-Jugosllavi. I përjetshëm kujtimi i tij dhe i gjithë dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.🇦🇱

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë
Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli
Lexoni më shumë
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Kamarier/e
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.