Ylli Manjani: Saranda në Emergjencë Mjedisore, gjoba nuk e pastron mjedisin

13/08/1814:36

Shperndaje:


Mëngjesin e sotëm, u mësua se Inspektoriati i Mjedisit ka gjobitur kryetaren e Bashkisë Sarandë, Florjana Koka me 1.000.000 lekë, për gjendjen e keqe të pastrimit në të cilën ndodhet qyteti. Por ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se Saranda gjendet në Emergjencë Mjedisore dhe se gjoba nuk e pastron mjedisin. Në një postim në facebook, Manjani thotë se qeveria nuk mund të braktisë qytetin, për shkak se nuk i pëlqen më Kryetarja dhe këtë ai e cilëson si show politik. ”Braktisja dhe show politik për të fshehur realitetin, është dëmi më i madh i mundshëm që mund ti bëhet Sarandës dhe Turizmit”.
Postimi i plotë i Manjanit
Gjoba.
———-
Inspektoriati mjesisor ka gjobitur Kryetaren e Bashkisë Sarandë për mos pastrim të qytetit.
Lajmi ka marrë dhenë!
Realiteti.
—————-
Fakt është që Saranda, në çdo cm2 hapësirë publike, gjendet në Emergjencë Mjedisore!
Gjoba populiste ndaj Kryetares së Bashkisë nuk e pastron mjedisin nga plehrat. Përkundrazi, shton dhe një letër më shumë në malin e plehrave të pa mbledhura.
Qeveria nuk mund të braktisë qytetin, për shkak se nuk i pëlqen më Kryetarja!
Braktisja dhe show politik për të fshehur realitetin, është dëmi më i madh i mundshëm që mund ti bëhet Sarandës dhe Turizmit!
Denoncimet
——————
Desha të zgjedh një foto shoqëruese për ta ilustruar këtë mesazh, por është e pa mundur të ilustrohet me një foto të vetme!
Është gjithashtu e vështirë të përshkruhet me fjalë tmerri i malit me plehra, lëngu i të cilave qelbi qytetin!!!
Saranda Web, bën çdo ditë denoncime të tilla.
Qytetarët ulëtasin, jo thjesht denoncojnë!
Zgjidhja e problemit.
—————-
Iku edhe kjo verë, me plehra! Më duket se u mësuam…
Pa zgjidhje, pa shpresë…

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Yakuza Umi Restaurant & Sushi në Ksamil kërkon Staf. Ofrohet akomodim
Evazion miliona euro në Sarandë, nën hetim administratorët e “Nikaj” sh.p.k. dhe zyrtarë të Tatimeve
Ardit Bido dhe Sali Berisha përplasen ashpër në Parlament – VIDEO
Ku janë gurët e shkallëve të Sarandës? – VIDEO
Dhimbje në Dhivër – Gjendet i pajetë pas 2 ditësh kërkime 91-vjeçari Spiro Guveli
Qendra Estetike She’s a Lady në Sarandë kërkon Estetiste për thonj dhe Fizioterapiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.