“YJE MBI BUTRINT” dhe fati i “Njerzve me Dele” – Nga Auron Tare
Te shtunen e kaluar, ne te njejten moment qe artisti Timo Flloko recitonte poezite e tija te dashurise ne skenen e Teatrit Antik te Butrintit, gazetari Marin Mema transmetonte nje interviste me arkeologun kubano- amerikan, Dr. David Hernandez i Universitetit te Cincinatit.
Ne emisionin e tij ne Top Channel, Mema kishte arritur te merte nje interviste mbreselenese, per te gjithe ata qe kishin kohen dhe ngene per ta degjuar. Me rendesine e titullit qe mban, Dr. Hernandez, shpaloste nje teori sa interesante aq edhe te perfolur kohet e fundit mbi fatin historik te Butrintit. Sipas Hernandez qe punon ne Butrint prej kohesh nen ombrellen e Ministrise se Kultures se Republikes, ne kete Qender Antike nuk ka asnje gjurme te popullatave lokale te njohura me emrin e kaoneve apo te prasaibeve. Hernandez me nje siguri te plote qe jep pervoja e germimeve, thoshte se ky qytet nuk ishte asgje me shume se nje koloni greke ku cdo gjurme ishte ardhur nga pertej deti. I pyetur mbi fatin e vendasve Hernandes kishte nje teori shume mbreselenese. Vendasit thjesht vinin dhe iknin me dele ne nje Qytet teresisht grek.
Une e njoh Hernandezin prej vitesh. Nje emigrant kuban i cili (tashme me pashaporte amerikane) perfaqeson dy kultura tejet periferike ne historine e Mesdheut per te kuptuar dhe ndjere thirjen shekullore te popullsive te lashta te Epirit. Nuk me cuditen aspak teorite e tija tashme te artikuluara edhe ne shqip te ngjashme me Gjeorgjevicin e dikurshem. Dikur keto teori te Richard Hodges i peshperiste neper tavolina dhe ruhej qe te mos I thoshte me ze te larte. Mirepo tani gjerat kane ndryshuar. Nen bekimin e autoriteteve shqiptare me bashke Drejtor me Institutin e Arkeologjise dhe me mesuesin e tij shpirteror Richard Hodges, te votuar nga Parlamenti Shqiptar si administrator i Butrintit per 10 vjet, Dr. David Hernandez nuk ka me ndroje per te folur mbi Njerzit me Dele, te cilet sipas tij nuk kishin asnje lidhje me Qytetin Antik te Butrintit. Fundi i fundit pasardhesit e ketyre barinjve jane sot ne Parliamentin qe votoi per Hodges. I cili do te drejtoje dhe do te shkruaje mbi historine e antikitetit te trojeve ku barinjte piqnin ndonje dele dhe e shkembenin me vazo plot piktura te prodhuara nga nje kulture superiore Helene qe kishte themeluar qytetin. Ne nje moment reflektimi ndoshta Dr. Hernandez mund te kete te drejte, ndoshta eterit e arkeologjise shqiptare qe pasuan Dr. Ugolinin i cili kerkonte Trojen e Re te Virgjilit ne Butrint mund te na kene genjyer. Duke dashur te ndjekin linjen nacionaliste kane kerkuar nje ngulim imagjinar per barinjte e dikurshem dhe i kane vendosur ata ne truallin e heleneve te ardhur nga deti. Te frymezuar nga burimet antike qe flisnin per Kaone, Prasaibe, Molose, Thesprote etj, Shkolla Arkeologjike Shqiptare ndoshta ka genjyer duke krijuar nje lidhje imagjinare me ta duke dashur qe njerzit me dele ti benin me te pa tjeter te civilizuar duke trazuar keshtu ujrat e nacionalizmes shqiptare.
Sot shkolle e vjeter nacionaliste nuk eshte me, nxenesit shqiptare te Hodgis, internacionaliste te thekur miratojne ne heshtje keto teori mjafton qe ngjyejne gishtin ne mjaltin e projekteve. Tek tuk ndonje ze I mekur flet per nje publik teresisht indifferent I shqetesuar vetem per personazhet e telenovelave.
Dhe ja me nje argument te mbrojtur fort nga nje arkeolog kuban si Dr, Hernadez apo ai britanik si Hodges na zgjojne nga trallisja e gjumit nacionalist duke na treguar nje te vertete te thjeshte. Ne ende vazhdojme te jemi Njerez me Dele. Ashtu si barinjte e dikurshem te botes antike qe kishin frike nga kultura brenda mureve te ketij qyteti, qe nuk laheshin ne banjat publike me dysheme mozaikesh qe nuk hynin dot ne tempujt plot statuja edhe sot e kemi frike kete qytet qe na ra ne pjese papritur. I rrime larg, nuk e duam, i trembemi kultures se saj, e shikojme me perbuzje dhe per kete arsye ja kemi dhene njerzve te ardhur nga Deti. Prandaj Hernandez dhe te tjeret pas tij kane te drejte, ne jemi pasardhes te Njerzve me Dele.
P.S per te mesuar me shume per paraardhesit Tuaj degjoni intervisten e Dr. Hernandez i Universitetit te Cincinatit, USA
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
13/07/2319:36
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
13/07/2319:36
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
13/07/2319:36
Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
13/07/2319:36
Suvenire nga Saranda – Shegë
13/07/2319:36