

Vritet Presidenti i vetëshpallur i “Republikës së Çamërisë”




Është vrarë në Hollandë mbrëmjen e sotme Presidenti i vetëshpallur i Republikës së Camërisë Festim Lato. Vrasja është kryer nga persona të paidentifikuar dhe është njoftuar nga Ali Aliu, i njohur si kryeministri i Republikës së Camërisë.
KOMUNIKATA
Në Holandë nga vrasës të paidentifikuar, iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato.
Për vrasjen e Festim Latos, sot e familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e tronditur, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqëve dhe shkove të tij. Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike.
Festim Lato është heroi i parë Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë t u bëftë gjaku o trim! Çamëria është gjaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm!
Kryeministri i Republikës së Çamërisë
z. Ali Aliu
Edhe historiania Elena Kocaqi e njohur si njeri i afërt dhe bashkëpunëtore e Latos, e kontaktuar nga Report Tv u shpreh se është informuar nga miqtë se ‘Presidenti i Republikës së Çamërisë’ është vrarë, por nuk ka informacione për ngjarjen. Por, pavarësisht mesazheve ngushëlluese në rrjetet sociale nuk ka asnjë informacion zyrtar, ndërsa sipas Policisë së Shtetit nuk ka asnjë sinjal apo kontakt nga autoritetet holandeze për vrasjen e ndonjë shqiptari.
Shqiptarja.com kontaktoi me familjen e Latos që ndodhet në Vlorë. Vëllai, Xhemil Lato u shpreh se mbrëmjen e djeshme e kishin kontaktuar autoritetet holandeze për t’i dhënë familjen e vrasjes së vëllait në një atentat. “Është e vërtetë. Më ka marrë policia holandeze direkt dhe më njoftoi. Nuk e di kur ka ndodhur ngjarja, dje nga ora 21:00 më morën. Nuk dimë gjë më shumë. Kemi dërguar njeri atje të merret vesh. Janë edhe fëmijët atje. Kemi 4-5 ditë që kemi folur për herë të fundit, komunikoi me nënën, por nuk na kishte shprehur ndonjë rrezik. Festimi jetonte atje, por është i ndarë nga gruaja” tha Festim Lato për Shqiptarja.com
Atdhe Geci i kontaktuar nga gazetari i Report Tv, Limos Didani shprehet se trupi që u gjet në pyll nga policia është pikërisht i Latos. Ai tregoi se 7 ditë më parë Lato u kishte deklaruar të disa miqve se do të shkonte në Franca për të marrë disa para, ndërsa telefonat ua kishte lënë atyre. “Trupi i pajetë që është gjetur nga policia është i Festim Latos. Kishim 7 dite qe kishim humbur kontaktet. Ai bashkë me dy persona të tjerë të huaj do të shkonte në Francë për të marrë disa lekë, ndërsa telefonat ua kishte lënë disa shokëve” tha ai.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Agjenci imobilare kërkon për punësim sezonal 2 punonjëse për pastrim apartamentesh
20/07/1923:35

Alegria kompani kërkon Agjent/e shitjesh në Sarandë
20/07/1923:35

Gjimnazi “Hasan Tahsini” Sarande: Takim falenderues me donatorët për muzeun
20/07/1923:35

Butrinti kthehet me humbje nga Tepelena, Delvina nga Gjirokastra
20/07/1923:35

Njoftim punësimi për Kamarier/e, Sanitare dhe Roje në Hotel Restorant Nertili në Sarandë
20/07/1923:35

Anila Denaj, Niko Kuri dhe Kristo Kiço ndezin qirinj në shenjë solidarizimi
20/07/1923:35

Fredi Beleri padi për shpifje ndaj Taulant Ballës: Dua dëmshpërblim 10 milionë lekë
20/07/1923:35

Gjergji Merkuri regjistrohet kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë Sarandë
20/07/1923:35

PLAZHI i PASQYRAVE – PASQYRAT, SARANDË
20/07/1923:35

Nisen nga Shkodra dhe Saranda “për t’u sqaruar” në Lushnje, por atje kërcet dajaku
20/07/1923:35







Rezervime

Apartament 2+1 me pishinë
20/07/1923:35

Vila Alvin, Apartament 1+1
20/07/1923:35

Apartamenti 2 – Vila Stupende
20/07/1923:35

Apartamenti 3 – Vila Stupende
20/07/1923:35

Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
20/07/1923:35
Suvenire

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
20/07/1923:35

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
20/07/1923:35

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
20/07/1923:35

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
20/07/1923:35

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
20/07/1923:35




