Vodhi 600 mijë dhe ia mbathi në Durrës, Jorgua përfundon përsëri në burg – VIDEO

04/05/2510:46

Shperndaje:

Vodhi 600 mijë dhe ia mbathi në Durrës, Jorgua përfundon përsëri në burg

 

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar 48-vjeçarin Jorgo Kumaraku, i shpallur në kërkim për një grabitje të dhunshme të ndodhur më 2 maj në qytetin e Sarandës.

 

Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në lagjen nr. 2 të qytetit, ku Kumaraku, nën kërcënimin e një thike, ka arritur të marrë me dhunë një shumë prej 60.000 lekësh të reja. Gjatë aktit të grabitjes, autori ka ushtruar dhunë ndaj shitëses 26-vjeçare, e cila ka pësuar dëmtime fizike, ndërsa dyshohet se ka tentuar të kryejë edhe marrëdhënie seksuale me forcë ndaj saj.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kishin shpallur në kërkim Kumarakun, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare për shkak të precedentëve të shumtë penalë në fushën e vjedhjes me dhunë dhe grabitjes.

 

 

Kapja e tij u bë e mundur në qytetin e Durrësit, falë shkëmbimit të shpejtë të informacioneve mes strukturave të rendit. Policia e Sarandës konfirmoi se pas identifikimit dhe lokalizimit, u realizua ndalimi pa incidente i 48-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet në pranga dhe do të përballet me drejtësinë për veprat penale që rëndojnë mbi të.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur opinionin publik.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas stuhisë, shteti jep alarm për motin dhe ndalon lundrimin e varkave
Sophra Restaurant në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Pjatalarëse
Zjarri në Bregas – Banorët në luftë me flakët, kërkojnë ndërhyrje nga ajri
Il Vesuvio Pizza & Pasta në Sarandë kërkon Kamarier dhe Ndihmës Kamarier
Aldo Shop dyqan me aksesorë plazhi në Ksamil kërkon Punonjëse
The Queen’s Lion Premium Hotel në Sarandë kërkon staf. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.