Vjedhje spektakolare te Vodafone në Sarandë, por …

05/03/1618:30

Shperndaje:


Një vjedhje spektakolare ka arritur të realizojë një 38-vjecar në Sarandë, por në momentin që dilte nga dyqani ku kishte vjedhur është arrestuar nga policia.
Sarandë

12443639_10208442972133105_1888301171_o
Policia njofton se ka arrestuar një person të maskuar i cili u kap në flagrancë duke vjedhur një Dyqan-Vodafone, në një lagje të qytetit të Sarandës.

Arrestohet në flagrancë shtetasi:
G K, 38 vjeç, banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë së Sarandës kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e këtij shtetasi, duke vjedhur disa aparate tekonologjike në një dyqan vodafoni, me vendndodhje në lagjen nr.3 të Sarandës (pranë Spitalit).

Shtetasi G K, në orët e para të mëngjesit të sotëm, i maskuar me kapuç të zi në kokë dhe në vend të dorezave në të dyja duart ka përdorur “çorape” të bardha, ka thyer me mjete të forta (gurë) xhamin e një dyqani të kompanisë “Vodafone” në lagjen nr.3 të Sarandës dhe ka vjedhur 2 aparate “Tableta-iPad” me vlerë totale 40.000 lekë (2×20.000) dhe në tentativë për të marrë edhe aparate të tjera celulare, nuk ka mundur t’i marrë pasi ka dalë me shpejtësi nga dyqani.
12837511_10208442971093079_949639425_o
Në momentin që ka marrë këto 2 tableta, sapo ka dalë nga dyqani në tentativë për t’u larguar është kapur dhe arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Policisë së Sarandës për veprat penale “Vjedhje” dhe “Shkatërrim prone”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDALOHET DALJA NË DET NË SARANDË, KSAMIL DHE BORSH
Banorët denoncojnë: Punime pa cilësi në Delvinë, betoni shembet pak orë pas shtrimit – VIDEO
Sigurimi i detyrueshëm jo vetëm nga tërmeti, por edhe për përmbytjet. Pritet rritje e primit
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit
Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.