Vjedhje apo hakmarrje? Policia jep detaje nga djegia e shtepise


Një banesë, pronë e shtetasit Stefan Caka është djegur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Vagalat, bashkia Finiq.
Pavarësisht pretendimeve nga ana e familjarëve që banesa është djegur nga hajdutët, të cilët kanë marrë edhe një shumë të konsiderueshme parash, policia pretendon se ngjarja ka motiv hakmarrjen.
Burime për BW nga policia shprehen se ngjarja mund të ketë ndodhur shkak të detyrës pasi pronari i banesës Stefan Caka ka qenë specialist pyjesh në bashkinë e Finiqit dhe hakmarrja mund të ketë qenë për ndonjë kullotë.
Ndërkohë shumën e lekëve, sipas pronarit të banesës, shprehet policia e mbante në një sirtar komodine. Ende nuk është zbuluar asgjë ndërsa po hetohet.
Sipas burimeve policore zjarri dyshohet të jetë vënë rreth orës 23.00 – 24.00.Në orët e para të së së dielës familjarët së bashku me shërbimin zjarrfikës dhe policinë, kanë ndihmuar për shuarjen e flakëve. Zjarri, shprehet policia ka rënë fillimisht në katin e parë të banesës ku është djegur një krevat dopjo dhe një divan kënd teksa shtëpia ishte rrëmujë.
Shenja e vetme që tregon se mund të kenë hyrë në banesë ishte xhami nga lindja e banesës i thyer me send të fortë nga ku është edhe hyrë në banesë. 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë nesër në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.