Viktima ne plazhin e Ksamili me 2 plage ne koke, dyshohet se eshte goditur nga motor uji

21/07/1712:42

Shperndaje:


Një turiste 17-vjeçara është mbytur në ishujt e Ksamilit në Sarandë mesditën e sotme.
Policia ende nuk ka identifikuar vajzën, por sipas informacioneve të para, dyshohet se është një shtetase ruse, që kishte ardhur me pushime bashkë me nënën e saj.
Ndërkohe burime te Saranda Web informojnë se nga kqyrja e trupit të vajzës janë konstatuar edhe dy plagë, një në kokë dhe një në trup, çka hedh dyshime se mund të jetë goditur nga ndonjë motor uji.
Nëna e vajzës së mbytur është marrë në pyetje nga policia, për të zbuluar më shumë detaje për ngjarjen.
Policia sqaron se: “Më datë 21.07.2017, rreth orë 13:00, njoftohemi nga shërbimet e policisë kufitare se në Ksamil është mbytur një shtetase. Policia është afruar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se tek vendi i quajtur ”3 Ishujt” Ksamil, Sarandë, është gjetur e mbytur një vajzë e cila pas hetimeve paraprake dyshohet të jetë shtetase Ruse, rreth moshës 16-17 vjeçare.”
Trupi i saj i vajzës do të dërgohet në Tiranë për ekspertizën mjeko ligjore, ndërkohë po punohet edhe për gjeneralitetet e plota të saj.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Taverna Marin Grill & Ushqim Tradicional në Sarandë kërkon staf për sezonin
AUGUSTO Coffee & Ëmbëltore kërkon Shitëse në banak, Pjekës/e në kuzhinë dhe Sanitare
Hotel Myrtaj në Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Sanitare
Igli Gjoca humb jetën tragjikisht si pasojë e kontaktit nga rryma elektrike
Vajza kërkon babanë e humbur prej më shumë se 20 vitesh, mendohet se ka jetuar në Sarandë
Hotel Diamond në qendër të Sarandës kërkon të punësojë staf për sezonin turistik

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.