Vidhen 3 dyqane në fshatin grek në kufi me Konispolin, policia shqiptare në këmbë

09/04/189:47

Shperndaje:


Një seri vjedhjesh u regjistruan mëngjesin e së hënës në fshatin Asproklisi të Thesprotisë, pranë kufirit me Shqipërinë.
Dy autorë të panjohur kanë vjedhur me  thyerje dy kafene, si dhe një furrë në qendër të fshatit.
Lëvizjet e tyre janë regjistruar nga një kamera sigurie pamjet e së cilave po analizohen nga policia greke.
Mësohet se autorët kanë arritur të marrin një shumë prej  rreth 400 € nga tre dyqanet ku ndodhi vjedhja.
Një hetim për identifikimin e autorëve kryhet nga Departamenti i Sigurisë të Policisë së Thesprotisë, e cila ka njoftuar edhe kolegët shqiptarë pasi dyshohet se autorët ishin shqiptarë dhe eventualisht pas vjedhjes janë larguar drejt kufirit shqiptar.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Do t’i mbrojmë me jetën tonë – Revolta e banorëve në Manastir, te plazhi Pasqyra
Hotel Olympia kërkon Recepsionist/e, Sanitare, Banakier dhe Kamarier
Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për një të moshuar në Sarandë
Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës
Vila Amare Saranda kërkon të punësojë Sanitare
Jako Premium Hotel kërkon Sanitare. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.