VIDEO e sherrit të 26-vjeçarit me policin në Ksamil. Flet babai i të arrestuarit

Vetëm një ditë pas arrestimit të 26-vjeçarit Lilo Mera, i cili akuzohet se kundërshtoi dy efektivë policie pasi nuk pranoi që të gjobitet për një shkelje të qarkullimit rrugor, ka reaguar babai i të riut.

 

Sinan Mera, babai i të riut, pretendon se i riu e parkoi makinën aty, për shkak se do të merrte këtë të fundit me karrocë, pasi është tetraplegjik. Por përpos kësaj, i riu në fakt kishte ndaluar në anë të rrugës në shkleje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Efektivi ka prerë fletën e gjobës për të riun dhe tenton ta vendosë atë në xhamin e makinës. Por në këtë moment haset me kundërshti fillimisht mamaja e të riut dhe më pas 26-vjeçari godet policin.

 

I riu është gjobitur me 3,000 lekë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi në vendin ku ka ndaluar makinën, nuk ka asnjë sinjalistikë që lejon ndalimin e mjetit.

 

 

“Quhem Sinan Mera dhe jam tetraplegjik s’lëviz dot as këmbë as duar. E mora djalin në telefon, sepse pa djalin dhe gruan unë nuk hipi dot në makinë. Sa erdhi djali ndaloi makinën më mori me karrocë, sa hyri djali brenda policia i vendosi gjobën. Djali i tha çfarë po bëni, se kam një të sëmurë po e çoj në shtëpi, ai thotë as nuk më intereson fare se çfarë ke ti. Në këtë moment e pashë që po debatonin dhe i them gruas që t’i flasi djalit. Në nerva e sipër gruaja i thotë ik me gjithë ato letra ato, gjoba dhe në këtë moment ai kapë përdore gruan, i hedh dorën te bluzja në grykë dhe në këtë moment djali u hodh për t’i ndarë, se nuk mund të pranojë që të kapë gruan“, shprehet Sinan Mera.

 

I përfshirë në ngjarje ka qenë edhe vëllai i tij, i cili është shoqëruar në polici. Por megjithatë babi shprehet se djalin tjetër e kanë arrestuar kot.

 

“Çuni i madh nuk ka qenë fare, e kanë marrë brenda kot, djali tjetër u dorëzua vetë. Djalin kur e pashë që kishte dalë në kërkim thashë ta dorëzoj se nuk ka bërë ndonjë krim. Te shtëpia kanë vajtur për kontroll, çfarë do të kontrollojnë, për çfarë arsye, le të më vijë në të më thonë mua nëse merren me mua nëse merrem me diçka se kam dëgjuar se thonë se lajmë paratë.

Unë kam marrë njëqind mijë euro kredi. Jo po Ksamili këtu e ka para, të vemë t’i rrjepim ksamiliotët”, shton ai.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë
Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë
Lexoni më shumë
Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Lexoni më shumë
Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë
Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.