Vëzhgim: Vetëm “Tërbimi” i lumit Kalasa e zgjon burokracinë e shtetit nga gjumi


Dalja nga shtrati e lumit Kalasa, këto 4-5 vitet e fundit është bërë problematike, duke shkaktuar përmbytjen e tokave e të bisneseve në gjithë gjatësinë e tij prej fshatit Kalasë e deri në Çukë , ku bashkohet me lumin Bistrica. Kështu ndodh që, në ditët me reshje të pandërprera ,të përmbyten me dhjetra hektar tokë bujqësore e bisnese të fshatrave Vanë, Shelegar, Gjashtë, Metoq e Çukë. Por gjendja është më alarmante në teritorin e ish- Pularisë, pranë bisnesit Dauti SHPK. Lumi ka devijuar nga shtrati I tij rreth 50 metra duke arritur të rrëzoje argjinturën mbrojtëse në një gjatësi prej 30 metra. Nëse nuk bëhet ndërhyrje përfundimtare, këtë dimër lumi do të vijoj daljen në shtratin e tij të vjetër , të para viteve 60 të shekullit të kaluar. Për rrjedhoje, do të përmbyten të gjithë bisneset aty prane dhe gjithe tokat e Karahaxhit, Finiqit, deri në Vrion, tek rruga nacionale. Realiteti që po percjellim, nuk është I panjohur për strukturat përgjegjëse si Bordi I Kullimit dhe pushteti vendor. Në situata emergjente ata mblidhen këtu duke propozuar zgjidhje të çastit por asnjëherë përfundimtare. Sot zgjidhjet janë me kosto më të ulet, ndërsa nesër kostot do të jenë shumë të larta në mos të pamundura. Agjencia AJMMI pretendon të sensibilizoj opinionin publik por edhe të zgjoj ndjenjën e detyrës të atyre që paguhen edhe me taksat e banorëve të kësaj zone. Por ajo që ende të bën përshtypje ëhtë fakti që vetëm “T E R B I M I’ I L U M I T K A L A S A e zgjon nga gjumi burokracinë e shtetit. Nderkohë që inertet e shumta të prodhuara në Sarandë hidhen ende në volloder kur fare mirë mund të depozitoheshin në shtratin e agravuar të lumit Kalasa. Sepse kërcinimi vazhdon me gërryerje që sot po kanos të gjithë fushën përgjatë lumit Kalasë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.