Vendosi helm për dhelpra, por helmoi qentë e fqinjit – procedohet penalisht

28/08/2512:14

Shperndaje:

Vendosi helm për dhelpra, por helmoi qentë e fqinjit – procedohet penalisht

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Çiflig, ku një konflikt mes fqinjëve ka marrë përmasa të papritura.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për shtetasin A. P., 65 vjeç, banues në këtë fshat. Procedimi erdhi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi S. E., i cili denoncoi se fqiu i tij kishte vendosur ushqim të helmuar me qëllim eliminimin e dhelprave, por ky helm u konsumua nga dy qentë e tij.

 

 

Fatkeqësisht, kafshët nuk arritën të mbijetonin dhe ngordhën si pasojë e helmimit. 

Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë  për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pension për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, zbatimi nis në qershor
Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës
Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin
“Pritet shiriti” i inaugurimit të punimeve për ujësjellësin e Sarandës nga burimet e Tatzatit
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë Financier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.