Vende pune për Menaxher Mirembajtje, Financier/e dhe BellBoy në Bougainville Bay

21/07/2013:47

Shperndaje:


BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.
Ju fton të aplikoni në pozicionin e:
– Menaxher Mirembajtje
– Financier/e
– BellBoy
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected] ose te telefonojnë në numrin
+355686082912

Menaxherit të Mirëmbajtjes

Përshkrim i përgjithshëm
Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të kompanisë ATDG. Të jetë person dinamik dhe i aftë të ofroj shërbim në mënyrë korrekte.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Evidentimi i problemeve dhe përcaktimi i veprimeve të nevojshme për eleminimin e tyre;
 Inspektimi i strukturave dhe realizimi i riparimeve të nevojshme;
 Inspektimi i strukturave mekanike & elektrike, riparimi i tyre;
 Monitorimi dhe ruajtja e sistemeve të mbrojtjes nga zjarri;
 Mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve elektroshtëpiake;
 Përgatitja e planit të punës për inspektimin dhe mirëmbajtjen;
 Menaxhimi dhe kontrolli i i zbatimit të planit të punës;
 Regjistrimi i të dhënave në librin e kontrolleve për të gjitha inspektimet e bëra;
 Hartimi i listave të furnizimeve me materjalet e nevojshme;
 Ruajtja dhe kontrolli i inventarëve;
 Mbikqyrja e punonjësve të mirëmbajtjes në kryerjen e detyrave të tyre (izolime, suvatime,
lyerje, riparime të pajisjeve hidraulike, elektrike, si dhe sistemeve të lidhura me to);
 Përgatitja e rregullores së sigurimit teknik, kontrollin dhe zbatimin e saj;
 Supervizimi i stafit gjatë punës;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Diplomë Universitare në degën e Inxhinieri Ndërtimit përbën avantazh;
 Eksperiencë në fushën e ndërtimit dhe / ose në atë të mirëmbajtjes;
 Të kenë njohuri mbi sistemet elektrike, hidraulike, mekanike, etj;
 Të kenë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës
 Të kenë aftësi komunikuese me kolegët, stafin, klientët;
 Të jenë të aftë të organizojnë punën në mënyrë individuale apo në grup;
 Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
 Të njohin paketën Microsoft Office;
 Të jenë korrektë;
Ofrohet:
 Pagesë konkuruese

Financier /e

Përshkrim i përgjithshëm
Financier/e do të punojë së bashku me ekipin, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtuesin e Financës dhe do të luajë një rol të rëndesishëm në përmirësimin dhe ruajtjen e gjendjes financiare të degëve të F&B.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Rregjistron shitje, blerje, magazinë, debitorë, furnitorë;
 Regjistron depozitat dhe pagesat bankare;
 Kontroll i detajuar në Alpha Web të faturave të blerjeve dhe shitjeve;
 Kontroll i të gjitha dokumentacioneve të hyrjeve/daljeve nga magazina në destinacione të tjera;
 Kontrolli dhe verifikimi i veprimeve të arkës për cdo ditë;
 Rakordimi i klientëve dhe furnitoreve;
 Të jetë në gjëndje të analizojë të dhënat financiare, të llogarisë kostot, dhe marzhet e
kompanisë;
 Raporton dhe kontrollon magazinat në pikat e shitjes, si dhe nxjerr diferencat sa herë i kërkohet
dhe sa herë e shikon të arsyeshme;
 Të zbatojë politikat, dhe procedurat e kompanisë;
 Planifikon, organizon dhe menaxhon ngarkesën e punës;
 Detyrat të tjera të cilat përkojnë me përmbushjen e detyrës së financierit;
 Të aftë për të marrë përgjegjësi;

Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Diplomë Universitare, dega Financë- Kontabilitet;
 Të ketë eksperiencë jo më pak se 2- vjeçare pune, në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca
në fushën e hoteleri-turizmit;
 Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
 Njohuri shumë të mira në programin Alpha;
 Aftësi në përdorimin e paketës Ms Office;
 Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
 Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
 Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
 Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
 Fleksibilitet me orarin e punës;
 Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth;

BellBoy

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Mirëpret të gjithë klientët në mënyrë miqësore në çdo kohë;
 Duhet të jetë i pranishëm në holl për të qenë i gatshëm të ndihmoj klientët dhe vizitorët;
 Kontrollon listën ditore të mbërritjeve të VIP ose klientëve me nevoja të veçanta;
 Siguron marrjen dhe dorëzimin e bagazheve dhe pajisjeve të klientëve në një mënyrë efikase
dhe në kohë;
 Shoqëron klientët në dhomë, duke i vendosur bagazhet në dhomën e caktuar nga recepsioni;
 Janë fleksibile në bazë të nevojave të hotelt;
Kualifikimet dhe Aftësitë:

 Preferohet të kenë përfunduar shkollën e mesme;
 Eksperienca të mëparshme në fushën e hotelerisë do të preferohej, për ofrimin e një niveli të
lartë të shërbimit ndaj klientit;
 Njohje të mire të gjuhës angleze dhe italiane;
 Të kënë aftësi shumë të mira komunikuese;
 Të jenë të paraqitshëm;
 Të jenë korrektë;

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected] ose te telefonojnë në numrin +355686082912


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.