Vdekja e foshnjës në Sarandë, AP: Masa urgjente për të pastrehët


Pas vdekjes së foshnjës në Sarandë ka reaguar Avokati i Popullit Igli Totozani. Në njoftimin zyrtar thuhet se sipas raportimit te mediave dhe bluzave të bardha në spitalin e Sarandës foshnja ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit.

Më tej në njoftim theksohet se Avokati i Popullit, Igli Totozani i bën përsëri apel këtë herë shurdhërisë dhe indiferencës së pushtetit vendor dhe atij qendror, që i kanë lënë këto shtresa në nevojë në pikë të hallit, aq sa nuk munden t’i mbijetojnë të ftohtit.

“Totozani, i shpreh ngushëllimet familjes Spahiu për humbjen e rëndë, në këto kushte të tmerrshme. Avokati i Popullit kërkon me forcë marrjen e masave urgjente për të pastrehët, të varfrit dhe të pamundurit, që të mos humbasin më jetë të pafajshme”, thuhet në komunikatën zyrtare.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
9-vjeçarja Sania përfaqëson Sarandën në “Miss Junior Albania” dhe kërkon mbështetjen tuaj
“E denoncova, por u la i lirë” – biznesmeni në Ksamil: Më shkaktoi 600 euro dëm në hotel
Protestë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, 30 nxënës kërkojnë rikthimin e transportit
Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil
“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.