Vdekja e anglezes në Sarandë, babai i saj: Hetimet po zvarriten, nuk e dimë ende shkakun

23/08/238:48

Shperndaje:

Një baba zemërthyer ka akuzuar autoritetet shqiptare për ‘zvarritjen e hetimeve’, pasi nuk ka akuzuar askënd për vdekjen e vajzës së tij gjatë një zhytjeje 11 muaj më parë në Sarandë.

Rebecca Gannon, 29 vjeç, vdiq vitin e kaluar ndërsa ishte me pushime me të dashurin e saj Robert Kerans pasi së bashku me një agjenci turistike vendosën të bënin zhytje.

Babai George Gannon, 61 vjeç, i ka kaluar dhjetë muajt e fundit në qytetin bregdetar të Sarandës në kërkim të përgjigjeve dhe mbi të gjitha drejtësisë, por ka hasur në heshtje nga zyrtarët.

Duke folur për mediat britanike, George tha se vajza e tij ishte e shëndetëshme dhe zhytëse me përvojë, prandaj do të dijë se si vajza e tij vdiq papritur gjatë pushimeve.

Ai kërkon drejtësi pasi do të dijë shkakun e vërtetë të vajzës 29-vjeçare:Kjo i ka kushtuar shumë familjes time biznesit tonë, por ne nuk do të ndalojmë së luftuari derisa të marrim drejtësi për Rebecca-n.

Unë shkova në Shqipëri një muaj pas funeralit të saj dhe kalova dimrin, pranverën dhe pjesën e parë të verës atje vetëm për të gjetur se çfarë ndodhi. Si mundet që një vajzë e re të vdesë gjatë pushimeve? Pse ne si familje nuk mund të marrim asnjë përgjigje se çfarë ka ndodhur saktësisht? Ajo ishte një zhytëse me përvojë dhe ishte zhytur në Zelandën e Re, Australi, Amerikën e Jugut, Kanada dhe Angli. Ajo kishte vite përvojë dhe ishte krejtësisht e shëndetshme.

Kam kërkuar të flas me prokurorët dhe kam qenë shumë i sjellshëm sepse e di që nuk ka kuptim të zemërohem, por rojet e sigurisë nuk më lejojnë as të kaloj derën. Çertifikata e saj e vdekjes thotë se ajo u mbyt, por unë, gruaja ime, djali im dhe vajza e majit duam të dimë pse ajo vdiq dhe ne duam drejtësi.

Si është e mundur që pothuajse një vit më vonë asgjë nuk ka ndodhur, askush nuk është akuzuar? Është një rast i hapur dhe i mbyllur. Nuk është e komplikuar, janë njerëzit që organizuan udhëtimin dhe ne duam t’i shohim ata para një gjyqtari, por kjo nuk duket se do të ndodhë. Nuk kemi pasur mbështetje nga policia shqiptare, prokurorët vendas dhe Ambasada Britanike në Tiranë nuk kanë bërë asgjë.

Pas tragjedisë, menaxheri i firmës së zhytjes Saimir Kushova dhe partnerja e tij Gerta Brozi u arrestuan si të dyshuar për shkelje të rregullave të shëndetit dhe sigurisë, por më pas u liruan me kusht.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ilirjan Gërdhuqi kërkon informacion për ecurinë e procesit të trojeve të ndërtimit – VIDEO
Futej me automjet në oborr, babi godet aksidentalisht vajzën e tij 3- vjeçare
Sarandë: Fëmija 3-vjeçar goditet aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai
Kërkohet një grua për t’u kujdesur për 1 të moshuar në Sarandë
Ilir Proda me origjinë nga Saranda  propozohet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë, 30 Shtator 2024

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.