Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf

18/07/2519:39

Shperndaje:

Vazhdon kriza në Qafë Botë – Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, janë hapur 10 vende të reja pune në doganën greke

 

 Pavarësisht ndërhyrjeve të mëhershme dhe zotimeve të autoriteteve shqiptare e greke, pika kufitare në Qafë Botë – Mavromati vijon të përballet me radhë të gjata dhe vështirësi serioze në qarkullim, veçanërisht gjatë orëve të pikut.

 

Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo

 

Në një reagim për Saranda Web, deputeti i Qarkut të Vlorës, Vasil Llajo, ka bërë të ditur se është në komunikim të përditshëm me punonjësit e doganës, me deputetin grek të Thesprotisë Vasilis Giogiakas, si dhe me përfaqësues vendorë në Igumenicë.

 

“Qytetarët më kanë informuar për situatën problematike në doganën e Qafë Botës, e cila vazhdon të mbetet shqetësuese. Sot kam komunikuar sërish me z. Giogiakas, i cili më informoi se Ministria Greke e Ekonomisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të Greqisë, ka shpallur 10 vende të lira pune për doganën e Mavromatit, të cilat pritet të plotësohen me një procedurë të përshpejtuar,” – tha Llajo.

 

Ai shtoi se janë marrë nisma konkrete për të rritur funksionalitetin e doganës, ndërsa u informua nga pala greke se edhe Ministri Shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, ka ndërhyrë për të lehtësuar situatën.

 

Ky reagim vjen vetëm pak ditë pas lajmit për normalizimin e përkohshëm të qarkullimit, falë ndërhyrjes së përbashkët të deputetit Llajo dhe atij grek Giogiakas, si dhe pas nismës zyrtare të ndërmarrë nga Llajo dhe kryebashkiakët e Sarandës, Finiqit, Konispolit dhe Delvinës, të cilët kërkuan regjim 24-orësh për këtë pikë kufitare.

 

Megjithatë, realiteti në terren tregon se problematikat vijojnë, duke rritur presionin për masa konkrete dhe të qëndrueshme. Deputeti Vasil Llajo ka theksuar se çështja e Qafë Botës është një prioritet personal dhe se nuk do të ndalet derisa të garantohet një funksionim normal i kësaj pike jetike për qytetarët e jugut dhe minoritetin grek që lëviz çdo ditë në të dy anët e kufirit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zjarri rrezikon përhapjen në Memoraq dhe Navaricë, banorët apelojnë për ndihmë – VIDEO
Restorant Bora Bora në Ksamil kërkon Kamarier Restoranti. Ofrohet akomodim
U shua bilbili i Labërisë – Bujar Tabulla ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare
Ninati në alarm: Hajdutët vjedhin bagëti çdo natë, s’merret asnjë masë
Betejë me flakët në Dhivër, Shën Ndre dhe Cerkovicë – evakuohen banorët
Foga Group në Ksamil kërkon Kuzhinier, Picajol dhe Kamarier. Ofrohet Akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.