Vasil Llajo takim në ASHK Sarandë për problematikat e zonës së Sarandës dhe Finiqit

11/03/2610:12

Shperndaje:

Deputeti Vasil Llajo zhvillon takim në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për problematikat e zonës së Sarandës dhe Finiqit

 

Deputeti i qarkut Vlorë Vasil Llajo zhvilloi një takim pune në ASHK, ku morën pjesë edhe Prefekti i Qarkut Vlorë Evis Allushi, Nën-prefekti Kristaq Kiço si dhe Drejtori i ASHK Sarandë Klajdi Çeliku.

 

 

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi funksionimin e shërbimeve të kadastrës, procesin e aplikimeve si dhe problematikat që hasen në bashkitë e zonës së Sarandës. Vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve që lidhen me Bashkinë Finiq, ku qytetarët shpesh përballen me vonesa dhe vështirësi në procedurat administrative që lidhen me pronat.

 

Në fokus të bisedimeve ishte edhe nevoja për përmirësimin e koordinimit institucional mes institucioneve vendore dhe atyre qendrore, me qëllim ofrimin e shërbimeve më efikase dhe më të shpejta për qytetarët.

 

Sipas pjesëmarrësve në takim, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe identifikimi i problematikave konkrete në terren do të shërbejnë si një hap i rëndësishëm drejt gjetjes së zgjidhjeve praktike për përmirësimin e shërbimeve të kadastrës në zonën e Sarandës dhe më gjerë. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel L’amo del Mare në Ksamil kërkon Recepsioniste dhe Kuzhinier/e
Ndahet nga jeta doktoresha e njohur nga Konispoli Drita Ademi
Art & Tourism Development Group kërkon të punësojë staf për sezonin në Sarandë
LIVE në Saranda Web – Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31.03.2026
Vila Del Mar & Del Mar Shop në Ksamil kërkon të punësojë 2 punonjëse
Dimal INC kërkon të punësojë Agjent Shitje Direkte në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.