Vangjel Dule qëllohet me vezë, apeli ndaj Edi Ramës: Mblidh zagarët!

24/01/2419:44

Shperndaje:

Ivi Kaso ka reaguar pas sulmit të bërë ndaj deputetit të PBDNJ, Vangjel Dule mëngjesin e sotëm.

Kaso është shprehur se akti i terrorit simbolik dhe fizik, me qëllim fyerjen dhe intimidimin e deputetit, Vangjel Dule, është një tjetër dëshmi e dorës së zezë të Edi Ramës dhe patronazhistëve të tij, të ngritur mbi opozitën shqiptare.

Ata cënojnë kështu, jo vetëm raportet e pushteteve, rolin e opozitës në sistem, por edhe balancën etnike të ruajtur me fanatizëm nga shqiptarët ndër shekuj.

Vangjel Dule, si përfaqësues i opozitës dhe i minoritetit grek në Shqipëri, është sot viktimë e dyfishtë e Ramës dhe patronazhistëve të Rilindjes.

Edi Rama që ka shkatërruar marrëdhëniet me një vend mik, si dhe prospektin e antarësimit në BE, nuk e ka për gjë të urdhërojë që përfaqësuesi i minoritetit grek që ka jetuar në Shqipëri, në harmoni për qindra vite, të goditet publikisht.

Vangjel Dule nuk është ministër dhe as deputet i qeverisë. Ai nuk ka gjë në dorë në kuptimin e pushtetit, përvec mandatit të zgjedhësve të tij dhe përfaqësimit të tyre në Parlament. Në këtë kuptim goditja e tij është manifestim i pushtetit, që nuk duron dot më as fjalën e lirë në media dhe as përfaqësimin në gjykatë.

Partia Demokratike i bën thirrje Ramës të lidhë zagarët e patronazhimit që i ka vënë në rolin e patriotit dhe të kthehet në krye të fiqirit, sepse kryesimin e qeverisë ia ka dorëzuar bandave të krimit dhe drogës.

Ne e sigurojmë minoritetin grek në Shqipëri, vendin mik Greqinë, se ky është një akt i shkëputur nga fjalori i urrejtjes së Ramës dhe nuk mund ta prishë balancën dhe mirëkuptimin që shqiptarët kanë dhe do të kenë.

Patriotëve të vezës, që kanë dalë nga veza e prishur e Rilindjes, u bëjmë thirrje të mbajnë dorën, sepse Shqipëria është e projektit europian, jo e betonizimit të Himarës. Kush bëhet ushtar i betonizimit të bregdetit dhe e shet veten si patriot, është dy herë i mjerë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gjiknuri takon kontributorët e PS në Konispol: Kam nderin t’ju përfaqësoj
Aksident në rrugën Krane – Vrion, automjeti del nga rruga dhe bie në kanal
Supermarket Arta Ksamil kërkon Kasiere & Sistemuese Raftesh për Prill – Tetor
Kërkohet një zonjë për pastrim dhe gatim për dy të moshuar në Sarandë
Ardit Bido padit për shpifje zëdhënësen e PD-së: “Faktet flasin vetë, jo baltosja”
Digjet autobusi i linjës Sarandë – Tiranë pranë tunelit të Skërficës – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.