Vaksinimi, Damian Gjiknuri: Opozita po bën politikën e korbave


.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, zhvilloi një takim me banorët e Zvërnecit, pjesë e njësisë administrative Qendër.
Duke qenë se kjo njësi administrative do të përfaqësohet në Parlament tashmë me Gjiknurin, deputeti aktual Fate Velaj tha se ky është një shans për banorët e zonës të cilët do të kenë në krah një deputet që do të garantojë investime të rëndësishme për zonën.
VIDEO

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Gjiknuri u ndal dhe tek fushata e vaksinimit duke e cilësuar një sukses të qeverisë ndërsa kritikoi opozitën për qëndrimet e saja publike.

“Shikoni çfarë thonë tani, thonë pse mori Edi Rama vaksina kineze. Deri dje thonin pse ska vaksina, tani thonë po pse i ka kineze. Këta janë politika e korbave, mundësisht duan që populli të vuajë e të vdesë, mjafton që  këta të thonë e ka fajin qeveria! Edi Rama ka bërë më shumë se sa mund të bënte një tjetër. Për vaksinat ju e shikoni se ka shumë shtete të tjera që akoma nuk i kanë siguruar. Kjo është një arritje në një kohë krize, si mund tia mohojmë ne këtë?”, u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri theksoi se ky mandat i tretë qeverisës për Partinë Socialiste është mandati ku synohet të shtrihen investimet në zona rurale, me vëmendje të veçantë në infrastrukturë.

Duke ju referuar dy mandateve të para, Gjiknuri pohoi se janë fakte të pamohueshme të gjitha investimet rrënjësorë që i kthyen Vlorës identitetin, duke e bërë një pol të rëndësishëm investimesh në vend.

“Kryeministri Rama e mbajti premtimin duke e transformuar tërësisht Vlorën. I dhamë rezultatet e para të qeverisjes me qytetarët dhe për qytetarët, tani me të drejtë kërkojmë mandatin e tretë, për të vijuar gjithçka të nisur, në mënyrë që treni i zhvillimit të mos kthehet pas. Ky tren rrezikon të kthehet mbrapsht nga ata që tani kanë hapur thesin e premtimeve madhore, kur në fakt Vlorën nuk e kanë patur asnjëherë në vëmendje. Pasi vërtetuam me punë konkrete se ne jemi e vetmja alternativë që mendojmë dhe punojmë për njerëzit, e duam këtë mandat të tretë për t’i shtrirë projektet edhe në zonat rurale, në ato më periferike e për të implementuar atje projekte madhore njësoj siç bëmë me Vlorën”, theksoi Gjiknuri.

Më tej ai paralajmëroi banorët për rrezikun e ngecjes së investimeve nëse në pushtet vjen opozita. “Në Vlorë bëri punë dhe po bën punë vetëm Edi Rama. Po erdhi në pushtet Partia Demokrtike, gjithçka e nisur do të kthehet në regres, do të kthehemi në kohën kur Vlora ishte lënë në harresë. Projekti madhor i aeroportit të Vlorës do të sjellë investime të shumta duke nxitur sektorin e punësimit për të gjithë të rinjtë dhe të rejat. Trashëguam një situatë të lënë në mëshirë të fatit edhe në drejtim të legalizimeve ndërsa tanimë jemi në rrugë të mbarë duke i kthyer pronën kujdo konform ligjit”, sqaroi Gjiknuri.

Sipas tij, zona e Zvërnecit për vet potencialin turistik dhe ekonomik që ofron do të jetë në fokus të investimeve. “Ashtu siç u investua në drejtim të energjitikës është parashikuar dhe projekti i ujësjellësit që do t’i japë zgjidhje përfundimtare problemit të mungesës së ujit të pijshëm, një problematikë e mbartur ndër vite”, tha Gjiknuri.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.