Ushtria dhe policia postblloqe në terren, kontroll nëse 25 mijë të ardhurit nga zonat me koronavirus janë në vetëkarantinë

12/03/209:05

Shperndaje:


Ushtria dhe policia në të gjithë Shqipërinë ka dalë në terren për të verifikuar nëse personat e ardhur nga Italia, Greqia dhe zona të infektuara nga koronavirusi, janë duke respektuar apo jo qëndrimin në shtëpi në vetëkarantinim. Janë rreth 25 mijë persona që sipas sistemit TIMS kanë hyrë në vendin tonë nga Italia kur COVID-19 kishte shpërthyer.

Kushdo që në postblloqet e policisë dhe ushtrisë konstatohet që duhej të ishte në vetëkarantinim, dhe është jashtë, do të gjobitet me 5 mijë euro, dhe nuk do të ketë të drejtën të dalë jashtë kufirit kur situata të normalizohet, pa e shlyer gjobën.

Edhe forcat e policisë dhe të ushtrisë janë të pajisur me maska mbrojtëse si masë parandaluese ndaj koronavirusit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Reagojnë banorët e Nivicës: Bashkia Sarandë ka shkelur ligjin dhe dinjitetin qytetar
Reagon Kledian Llaho pas shkarkimit: Më hoqën se nuk duruan vlerat e mia, por nuk mund të më heqin dinjitetin
Mundësi të reja punësimi në Parkun Kombëtar të Butrintit
KPA vendos shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho, Dumani: Cenohet besimi i publikut te drejtësia
Hotel Panorama 2 në Ksamil kërkon Recepsionist (turni i dytë) dhe Sanitare
Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.