Ujërat e zeza përmbytin rrugët dhe Bulevardin sa herë bie shi – VIDEO

Ujërat e zeza përmbytin rrugët dhe Bulevardin sa herë bie shi

 

Çdo reshje shiu në Sarandë kthehet në një makth për banorët dhe vizitorët, pasi pusetat e ujërave të zeza dalin jashtë funksionit dhe rrugët mbushen me ujë të ndotur. Një skenë e turpshme përsëritet rregullisht në bulevardin kryesor dhe rrugët e qytetit, duke krijuar jo vetëm një ndotje të padurueshme, por edhe një kërcënim serioz për shëndetin publik.

 

Ujërat e zeza përmbytin rrugët dhe Bulevardin sa herë bie shi

 

Pamjet e rrugëve të mbushura me ujëra të zeza janë tashmë të zakonshme, ndërsa institucionet heshtin për një problem që zgjat prej vitesh. Banorët janë të indinjuar dhe kërkojnë një zgjidhje urgjente për këtë situatë të papranueshme, që nuk i ka hije një qyteti turistik si Saranda.

 

Si është e mundur që një destinacion i cili promovon bregdetin dhe turizmin të mos ketë një sistem të qëndrueshëm dhe funksional të kanalizimeve? A duhet që qytetarët të vazhdojnë të jetojnë me këtë ndotje sa herë bie shi?

 

 

Saranda Web i bën thirrje Bashkisë së Sarandës dhe institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë njëherë e mirë për të zgjidhur këtë problem që po dëmton imazhin e qytetit dhe jetën e përditshme të banorëve. Saranda meriton më shumë sesa premtime boshe dhe neglizhencë!

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.