Udhëzues për të mbrojtur shtëpinë dhe jetën nga zjarri dhe si të reagoni në këto raste

29/12/1613:37

Shperndaje:


Nisur nga zjarret e rëna dhe pasojat tragjike të tyre Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Sarandë ka përgatitur një udhëzues, të cilin e sjellim pët t`u lexuar nga të gjithë banorët si dhe subjektet private e shtetërore se çfarë masash duhet marrë për parandalimin e rënies së zjarreve:
Për përdoruesit e gazit për ngrohje dhe gatim.
● bombola e gazit duhet të kenë në sipërfaqen e tyre vitin e prodhimit, datën e kontrollit teknik, kualidimin, udhëzuesin për përdorim, markën dhe ngjyrën e kompanisë, peshën neto dhe bruto.
● bombolat të cilat nuk kanë të dhënat e mësipëme duhet të hiqen urgjentsisht nga përdorimi.
● bombolat e gazit 5 kg nuk janë për përdorim familjar, përdoren vetëm në ambjente të hapura.
● vendosja e bombolës së gazit dhe instalimi i saj me pajisjen(sobën, ngrohësin, etj) bëhet nga persona të licensuar të cilë lëshojnë vërtetim për instalimin e pajisjeve.
● bombola e gazit duhet të instalohet larg burimit të nxehtësisë, larg instalimeve elektrike mundësisht në vende të hapura.
● tubi që lidh bombolën me pajisjen duhet të ketë tregues për markën dhe afatin e përdorimit.
● bombola e gazit duhet të ketë të instaluar autobllokues për rrjedhjen e gazit.
● në ambjentin e bombolës së gazit dhe pajisjes duhet vendosur sinjalizues për rrjedhjen e gazit.
● bombolat e gazit mbushen vetëm pranë subjekteve të licensuara të cilat marrin përsipër mbushjen dhe instalimin e bombolës dhe mbajnë përgjegjësi ligjore duke lëshuar vërtetim për mbushjen dhe instalimin e bombolës në pajisje.
● bombola e gazit nuk duhet të mbushet më shumë se 80% të volumit të saj.
● ndalohet mbushja e bombolave pranë pikave të karburanteve pasi janë të licensuara vetëm për gaz për automjetet.
● në rast rrjedhje gazi ndalohet kategorikisht ndezja e dritave, telefonit apo pajisjeve elektrike, ndezja e cigares, qirinjve etj, pasi krijojnë shkëndij dhe gazi i përhapur merr flakë. Menjëherë blloko rrjedhjen e gazit, ajros banesën, nxirr personat nga banesa, njofto shërbimin zjarrfikës
● në rast se bombola ka marrë flakë mundohu të shuash flakën duke i hedhur sipër batanie, blloko daljen e gazit, nxirr bombolën në ambjente të hapura, njofto shërbimin zjarrfikës.
Për instalimet dhe pajisjet elektrike.
● pajisjet elektrike të instalohen dhe kontrollohen nga persona me licencë dhe të japin vërtetim për sigurinë e instalimeve.
● pajisjet për instalime si telat, prizat, çelësat, llambat, portollambat, siguresat, pajisjet elektroshtëpiake etj, duhet të shqërohen me çertifikatë për origjinën dhe cilësin e mallit.
● pajisjet elektroshtëpiake nuk duhet të jenë në të njëjtën kohë të gjitha në punë.
● në kohën që në banesë nuk ka njeri si dhe natën pajisjet si kondicioneri, lavatriçja, soba, dushi, pajisjet për ngrohje etj, nuk duhet të jenë në punë.
● kontrollo dhe pasto në çdo kohë aspiratorin si dhe pajisjet që paraqesin rrezik nga zjarri.
● instalo sinjalizues për rënien e zjarrit, vendos dritë të emergjencës për natën.
● në rast zjarri nga energjia elektrike ul menjëhere automatin e dritave, izolo dhe blloko vatrën e zjarrit duke përdorur batanie, fikse zjarri etj, nxirr jashtë pajisjen që ka marrë flake, njofto shërbimin zjarrfikës, nxirr personat nga banesa.
● për mbrojtjen nga zjarri është e domosdoshme që të keni disa pajisje kundër zjarrit si fikëse zjarri, batanie kundër zjarrit e mjete të tjera ndihmëse për shuarjen e zjarrit.
Për çdo rast njoftoni shërbimin zjarrfikës në telefon: 128, 085223333.
Për informacione të mëtejshme na kontaktoni në adresën elektronike [email protected] si dhe në numurat telefonit: 128, 08522 3333.
Shërbimi zjarrfikës Sarandë në çdo kohë është në dispozicionin Tuaj.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për një të moshuar në Sarandë
Njoftim punësimi për personel në KAYAK GASTRONOMY në Sarandë
Aksident gjatë guidës turistike pranë Syrit të Kaltër, dy persona përfundojnë në spital
1CLICK kërkon të punësojë staf për shërbim klienti në Sarandë
Organizatorët e protestës në Tiranë: Të dielën na kanë ftuar për të shembur portën në plazhin e Kakomesë
Hotel ArtNest në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.