U shua bilbili i Labërisë – Bujar Tabulla ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare

06/08/2523:52

Shperndaje:

U shua bilbili i Labërisë – Bujar Tabulla ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare

 

Një zë që mbante gjallë shpirtin e Labërisë u hesht përgjithmonë. Bujar Tabulla, një nga zërat më të dashur dhe të veçantë të këngës labe, u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë që e mundoi në vitet e fundit.

 

U shua bilbili i Labërisë – Bujar Tabulla ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare

 

I lindur dhe rritur në Delvinë, Bujar Tabulla nisi të këndonte që fëmijë, duke u bërë edhe themeluesi i grupit të qytetit “Djemtë e Delvinës” ku spikati me zërin e tij të ngrohtë, të pastër dhe plot emocion. Breza të tërë e njohën si “bilbilin e Labërisë”, një nofkë që nuk iu dha kot, por e fitoi me shpirt e talent, me pasionin dhe përkushtimin që i dha këngës polifonike shqiptare.

 

Jeta e tij nuk ishte vetëm këngë. Me përulësi dhe dinjitet, Bujar Tabulla shërbeu për vite me radhë në ndërmarrjen e pyjeve, duke i qëndruar afër natyrës, me të njëjtën dashuri me të cilën i këndonte asaj. Ai ishte njeri i thjeshtë, punëtor, i dashur për komunitetin dhe mik i të gjithëve.

 

Humbja e tij lë një boshllëk të thellë në kulturën labe, në Delvinë dhe më gjerë. Por zëri i Bujar Tabullës do të jetojë në çdo këngë që ai këndoi, në çdo kujtim që lë pas, në çdo zemër që ai preku me artin dhe fisnikërinë e tij.

 

Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të mbahet në Delvinë në orën 15:00

 

Ngushëllime familjes Tabulla, miqve dhe të gjithë atyre që e deshën.  Zëri i Bujarit nuk do të harrohet – ai do të vijojë të jetojë në çdo varg kënge që ai këndoi me shpirt.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.