U përplas për vdekje nga ambulanca në Kakavijë, mësuesja e 10-vjeçarit rrëqeth me dedikimin

15/08/2016:09

Shperndaje:


Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Kakvijë, ku ambulanca përplasi për vdekje 10-vjeçarin Samule Ndoj, nga fshati Kallmet i Lezhës. Ai ndodhej prej ditësh në Kakavijë, teksa priste të kalonte drejt Greqisë.
Mësuesja e tij, Lindita Kokaj, ka bërë një dedikim prekës për vogëlushin që u nda nga jeta. Kokaj shkruan, se ëndrra e vogëlushit u pre në mes dhe u martirizua drejt ëndrrës së vrarë në Kakavijë. Më tej ajo shton, se kjo tragjedi është e papërballueshme nga të gjithë, në një kohë kur jemi të vrarë nga pandemia.
Ajo vijon më tej, duke theksuar, se më 15 gusht Lezha përkujton “Ditën e shtegtarëve” dhe ishte pikërisht kjo ditë, ku vogëlushit kallmetor, iu ndërpre ëndrra në mes.

Postimi i plotë

10 vjeçari nga Kallmeti i Frang Bardhit, martir i Ditës së Shtegtarëve, në shtegtimin e tij drejt ëndrres së vrarë në Kakavijë E trishtë Dita e Shtegtarëve për Lezhën dhe lezhjanet, pasi pikërisht në këtë ditë u “martirizua” në radhet e emigrantëve në Kakavijë, vogëlushi 10- vjeçar nga Kallemti i Lezhës.

(Duke u kërkuar ndjesë familjarëve për përdorimin e fotove nga profilet e tyre sociale).
Dosja.al


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncimi në Polici: Më ka bërë thirrje në telefon për të më prishur qetësinë time
Kompania Erzeni kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Devolli – Butrinti, përballje vendimtare të dielën në orën 13:00
Promovohet libri i ri me poezi “Stinë dashurie” i autorit Ibrahim Didani – VIDEO
Banorët e Metoqit: “Ju lutemi, na ndihmoni! Ura po shkatërrohet përsëri” – VIDEO
E prangosën dhe i vunë flakën, shqiptari në Greqi gjendet i djegur në sediljen e pasme të makinës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.