U përleshën me njëri-tjetrin duke përdorur edhe shkopinj, procedohen 6 të rinj

22/12/2419:10

Shperndaje:

Procedohen penalisht 6 shtetas të cilët u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

 

Stacioni i Policisë Konispol njofton se ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për shtetasit, F. P., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç, L. I., 18 vjeç, N. D., 18 vjeç, F. S., 18 vjeç, dhe një 16-vjeçar, banues të gjashtë në Konispol.

 

Procedimi penal ndaj tyre u krye pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohen se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Konispol, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur dhe shkopinj, ku si pasojë kanë pësuar dhe dëmtime fizike.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali
Njoftim punësimi për staf në Restorant Piceri SUNSET në Ksamil
Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje
Kompania Greke Infovest ofron mundësi për të punuar nga shtëpia
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.