U kap me 16 cigare kanabis, Gjykata e Sarandës e dënon 40 muaj burg

30/03/2313:37

Shperndaje:

Kapet në Peqin dhe vihet në pranga një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza, në Sarandë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas të shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacionit me shërbimet e këtij Komisariati, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Ergys Tarko, 30 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 12.04.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi në muajin gusht të vitit 2021, gjatë kontrollit të banesës ku ai qëndronte përkohësisht për periudhën e sezonit veror, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndës narkotike kanabis, të cilat ai i shpërndante në zonën përreth.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.
Ne gusht 2021 u kap me 16 doza qe permbanin ne total 33 gram kanabis. Beri rreth 3 muaj paraburgim pastaj u la ne Arrest shtepie. Kohet e fundit kishte kerkuar ne gjykaten e Sarandes shtyrje te ekzekutimit te vendimit te denimit me burg.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kur ligji përdoret si justifikim dhe fëmijët harrohen: rasti i shkollës “9 Tetori” në Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, dy fëmijët rikthehen pas 6 muajsh në bankat e shkollës
Rriten çmimet e referencës edhe për fshatin. Harta e çmimeve në Sarandë, Delvinë, Konispol, Finiq dhe Himarë
Unioni i Gazetarëve Sarandë ndan çmimet “Gazetar i Vitit 2025”: Media si mision, jo privilegj
DPSHTRR njofton: Pagesa e taksës së automjeteve bëhet online nga telefoni ose kompjuteri
LUSSO CLEAN SARANDË KËRKON AGJENT SHITJESH NË TERREN

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.