U kap me 100 kg bashkë me policin, biznesmeni: Jam informator, mendoja se bënim operacion
U kap me 100 kg drogë bashkë më policin grek, Murto: “Jam informator, mendoja se merrja pjesë në operacion”
Kanë dalë dje para Gjykatës së Thesprotisë, dy policë grekë dhe biznesmeni nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol, të arrestuar të premten pas një operacioni anti-drogë në Igumenicë ku u sekuestruan 102 kg marijuanë. Droga u kap në automjetin e sektorit të anti-drogës së Igumenicës, të drejtuar nga oficeri 41 vjecar Kostantinos Nakos dhe me pasagjer biznesmenin 41 vjecar nga fshati Shalës i Konipolit, Arben Murto. Ata nuk i’u bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, por u kapën pasi u përplasën me 3 automjete të parkuara. Bashkë me ta u arrestua edhe oficeri Dimitrio Oikonomou, 50 vjec, pasi në momentin e kapjes së mjetit me drogë, ai duhet të ishte në shërbim bashkë me kolegun e tij Nakos, por u gjet në një lokal në Sajadhë, pranë kufirit.
Në seancën e djeshme, e cila ka zgjatur deri pasdite vonë, Arben Murto është shprehur se besonte se po merrte pjesë në një operacion zyrtar të policisë. Ai pohoi se me këtë Konstantino Nakon ka pasur bashkëpunim nga e kaluara dhe në fakt, sipas informacioneve që ai ka dhënë, në të kaluarën janë identifikuar sasi të mëdha droge dhe trafikantët e saj. Në këtë kuadër, siç pretendoi ai, besonte edhe të premten e kaluar se po merrte pjesë në një operacion të ligjshëm policor për lokalizimin dhe sekuestrimin e sasisë së drogës.
Oficeri i policisë Konstantino Nakos, para Gjykatës ka pretenduar se është përdorues kokaine dhe madje prej kohësh. Kjo varësi e çoi atë në transportin e veçantë të një sasie të madhe marijuane. Bazuar në të njëjtat informacione, ai ka kërkuar ekspertizë për të vërtetuar përdorimin e kokainës që pretendon.
Ndërsa oficeri Dimitrio Oikonomou pretendoi se nuk dinte asgjë për veprimet e kolegut të tij. Natën që ata ndanë një shërbim, ai i tha se do të largohej për një kohë për ndonjë punë personale. Ai nuk dyshoi për ndonjë gjë të çuditshme dhe kjo ka qenë arsyeja që ka lënë edhe armën e shërbimit brenda automjetit. Madje ai pretentoi gjithashtu se Nako u largua nga lokali pas një debati verbal me klientë të tjerë aty.
Në përfundim të seancës Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Arben Murton e Konstantino Nakon dhe masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur 2 herë në muaj”, “garanci pasurore” 8000 euro dhe “ndalim dalje jashtë vendit” për Dinitrio Oikonomou.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
20/03/2410:07
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
20/03/2410:07
Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
20/03/2410:07
Suvenire nga Saranda
20/03/2410:07
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
20/03/2410:07