U godit me thikë gjatë një sherri, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar në Greqi

27/02/2611:22

Shperndaje:

U godit me thikë gjatë një sherri, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar në Greqi

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar ndërroi jetë pas një sherri me një të ri grek. Sipas mediave, shqiptari Aleks Vangjeli, është paraqitur në spital me plagë në zonën e barkut. Fillimisht ai deklaroi se ishte përplasur me makinë.

 

U godit me thikë gjatë një sherri, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar

 

Ai u dërgua me ambulancë drejt Athinës, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në të njëjtën kohë në një klinikë private në Korinth u paraqit edhe një 19-vjeçar grek, po ashtu i lënduar me thikë, ku po ashtu deklaroi se është përfshirë në një aksident.

Ende nuk dihen shkaqet e përleshjes mes ty të rinjve, por dyshohet se mes tyre ka pas sherr për motive të dobëta.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti – Partizani B luhet pa tifozë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Restorant Bulevard ’90 kërkon Staf për sezonin turistik 2026
Policia Bashkiake Sarandë: Kemi hequr këtë portë, e cila pengonte kalimin e banorëve
KT-GREEKALBTASTE sh.p.k. kërkon të punësojë Agjent Shitjesh dhe Ekonomist
Buzë Hotel në Sarandë kërkon Recepsionist/e, Banakier/e dhe Kamarier/e
Restorant “Krahu i Shqiponjës” kërkon Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.