U arrestua për ndërtim pa leje në Ksamil, Gjykata liron nga qelia mësuesin

16/09/219:39

Shperndaje:

Gjykata e Sarandës ka liruar nga qelia mësuesin nga Ksamili, i cili ishte arrestuar 3 ditë më parë.

Arrestimi i tij ishte kryer pasi IVMT Bashkia Sarandë kishte konstatuar një ndërtim pa leje në oborrin e shtëpisë së mësuesit dhe për këtë kishte njoftuar Policinë e Sarandës, e cila kreu arrestimin.

KOMUNIKATA E Policisë ditën e arrestimit

Sarandë/Vijon puna për evidentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve që ndërtojnë pa leje.

Ndërtoj pa leje brenda vijës së verdhë në Ksamil, vihet në pranga 1 shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me IVMT bashkia Sarandë,
kanë konstatuar në lagjen nr.1, Ksamil, një objekt të ndërtuar pa leje.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit A. C., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente, brenda vijës së verdhë, 1 objekt me konstruksion gipsi, në lagjen nr. 1, Ksamil.

Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel Diamond në qendër të Sarandës kërkon të punësojë staf për sezonin turistik
Bota mori frymë lirisht dhe nafta u ul me 20 $ por në Shqipëri “Bordi i Talljes” e ul vetëm 4 Cent
Gjiri i Hartës kërkon staf sezonal. Ofrohet akomodim, ushqimi dhe transporti
BURGER KING kërkon punonjës për pikën në Sarandë
Drejtonte mjetin i dehur dhe aksidenton një fëmijë 2 vjeç, arrestohet nga Policia
Pit Stop në Shëtitoren e Sarandës kërkon Kamarier dhe Banakier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.