Turizmi kërkon investime – Shoqata e Turoperatorëve thirrje qeverisë të investojë në rrugë

27/11/1620:46

Shperndaje:


Shoqata Shqiptare e Turoperatoreve dhe Agjencive Turistike, i kanë kërkuar qeverisë të parashikojë investime në disa segmente rrugore me impakt për turizmin.Duke marë shkas nga fakti se tashmë po diskutohet buxheti për vitin e ardhshëm, grupet e interesit apelojnë që këto projekte të përfshihen në listën e investimeve.Pavarësisht premtimeve, qeevria nuk uli TVSH-në për turizmin për vitin e ardhshëm.
Shoqata e Turoperatorëve dhe Agjensia turistike kanë kërkuar parashikimin e investimeve në buxhetin e viti të 2017, për disa rrugë me ndikim në sektorin e turizmit.
Me anë të një letre, ata i kanë drejtuar këto kërkesa tek Ministri i Transporteve, Ministri i Financave dhe Komisioneve Parlamentare të Ekonomisë dhe Veprimtarisë.
Sipas Shoqatave të Turizmit, ndërhyrje të menjëhershme kërkojnë disa akse rrugore, nga veriu në jug, me impakt të rëndësishëm në turizëm
Në zonën e Sarandës emergjente janë ndërhyrjet në aksin Ura Gajdarit-Sarandë, rruga drejt Manastirit të Dyzetë Shenjtorëve, përfundimi i aksit që lidh Butrintin me pikën doganore të Qafë Botës Xarrë-Shkallë si dhe rruga për tek Syri i Kaltër e cila ka mbetur peng vetëm për ndërhyrjen në 2 kilometra. Në vëmendjen e qeverisë duhet të rikthehet edhe segmenti i lënë në harresë Kardhiq-Delvinë.
Turizmi shqiptar mbetet shumë pas rajonit për atë çka ofron, ndërkohë që prej disa vitesh është kërkuar që të hiqet TVSH-ja për turizmin, një premtim ky ende i pambajtur i qeverisë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Print Stop Sarandë kërkon të punësojë Graphic Designer
Shembet sa herë bie shi: ura Delvinë – Kakodhiq, Lefterhor, Varfaj, simbol i dështimit të punimeve
Bashkia Sarandë alarmon qytetarët: “Do të fryjë erë 30 metër/sekondë”
Prindërit reagojnë për zhvendosjen e nxënësve të shkollës “9 Tetori”: Vendimi u mor pa konsultim dhe pa transparencë
Pa paralajmërim dhe pa sqarime: zhvendosja e nxënësve të ‘9 Tetorit’ alarmon prindërit
Taksa e ndërtesës ndryshon: si llogaritet dhe çfarë ndryshon me faturën e re

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.