Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit
Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit.
Brenda këtij muaji, për herë të parë që nga inaugurimi i tij në maj të vitit 2025, kalimi në Tuneli i Llogarasë do të jetë me pagesë për të gjitha kategoritë e automjeteve.

Tarifa për autoveturat pritet të arrijë në 250 lekë për një kalim, ose rreth 500 lekë vajtje-ardhje, duke e çuar koston afërsisht në 1 euro për kilometër në këtë segment prej 5.9 kilometrash.
Në terren, autoritetet po kryejnë testimet e fundit të sistemeve elektronike që do të mundësojnë tarifimin. Kamerat e sigurisë, pajisjet e kontrollit elektronik dhe infrastruktura mbështetëse po verifikohen për të garantuar funksionimin pa probleme të sistemit sapo të nisë zyrtarisht pagesa.
Struktura e tarifave është e diferencuar sipas kategorive të mjeteve. Motoçikletat do të paguajnë rreth 100 lekë, ndërsa automjetet e tonazhit të rëndë do të arrijnë deri në 5000 lekë për kalim. Për mjetet me karroceri tarifa do të jetë 500 lekë, ndërsa për furgonët dhe autobusët ajo shkon në 1000 lekë. Në të njëjtën kohë, pritet që qeveria të përcaktojë edhe skemat e parapagimit përmes kartave të posaçme, të cilat mund të përfshijnë lehtësira për banorët rezidentë të zonës.
Nga pagesa do të përjashtohen mjetet e shërbimeve emergjente, përfshirë policinë, zjarrfikëset, ambulancat, ushtrinë, si dhe personat me aftësi të kufizuara.
Menaxhimi i këtij sistemi do të realizohet nga Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, një shoqëri aksionere me kapital shtetëror, e cila do të administrojë të ardhurat dhe funksionimin e plotë të tarifimit.
Tuneli i Llogarasë, një nga investimet më të mëdha infrastrukturore në jug të vendit, përbëhet nga një galeri kryesore dhe një tunel emergjence, dhe deri më tani ka funksionuar pa pagesë për përdoruesit e rrugës.
Ndërkohë, projekti mbetet në fokus edhe për zhvillimet ligjore. SPAK ka marrë të pandehur ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, si dhe ish-drejtues të sektorit rrugor, për shkelje të barazisë në tenderin e ndërtimit me vlerë rreth 190 milionë euro.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
06/04/2616:36
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 1
06/04/2616:36
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
06/04/2616:36
Suvenire nga Saranda
06/04/2616:36
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
06/04/2616:36