Triumf Historik në Romë – Akademia e Brazilian Jiu-Jitsu Sarandë shpallet 5 herë Kampione Europe në No-Gi 2025

31/10/2521:47

Shperndaje:

Triumf Historik në Romë – Akademia e Brazilian Jiu-Jitsu Sarandë shpallet 5 herë Kampione Europe në No-Gi 2025

 

Akademia e Brazilian Jiu-Jitsu Sarandë, e udhëhequr nga profesorët Dorjan Lapaj (brez i zi, 3 dan), Zhuljem Rami (brez i zi) dhe Dhimitër Qoku (brez i zi), ka përmbyllur me sukses të madh pjesëmarrjen në Kampionatin Europian të No-Gi Jiu-Jitsu 2025, që u zhvillua në Romë.

 

Triumf Historik në Romë – Akademia e Brazilian Jiu-Jitsu Sarandë shpallet 5 herë Kampione Europe në No-Gi 2025

 

Sportistët e akademisë sarandjote kanë shkëlqyer në tapet, duke u rikthyer me një bilanc historik që përbën një nga arritjet më të mëdha në historinë e sportit të arteve marciale në jug të Shqipërisë:

 

🏆 4 tituj Europe

🥈 2 medalje argjendi – Nënkampionë Europe

  • Agim Dema – Kategoria Ultra Heavy, Brezi Blu
  • Sokol Xhuvani – Kategoria Ultra Heavy, Brezi Blu

 

🥉 2 medalje bronzi

 

  • Brigels Dervishi – Kategoria Super Heavy, Brezi Manushaqe
  • Elton Velço – Kategoria Middle Heavy, Brezi Kafe

 

Ky rezultat i shkëlqyer konfirmon rritjen e shpejtë të Akademisë BJJ Sarandë në arenën ndërkombëtare dhe pasionin e palëkundur të sportistëve që përfaqësojnë me krenari qytetin bregdetar.

 

Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi magjik,” u shprehën drejtuesit e akademisë, duke premtuar se do të vazhdojnë përpjekjet për të ngritur nivelin e sportit elitar në Sarandë dhe për të përgatitur kampionët e ardhshëm të Shqipërisë.

 

Urime të përzemërta për Akademinë BJJ Sarandë, trajnerët dhe sportistët e saj për këtë sukses madhështor, që vendos një tjetër gur themeli në historinë e sportit shqiptar! 🥋✨

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.