Tregu i Fruta-Perimeve në Sarandë: Pamje që trishtojnë – VIDEO

Tregu i FrutaPerimeve në Sarandë: Pamje që trishtojnë

 

Tregu i Fruta–Perimeve, ndodhet prej më shumë se 15 vitesh në një gjendje të braktisur dhe pa asnjë mirëmbajtje. Gjatë ditëve me reshje, çatia e amortizuar pikon, ndërsa në muajt e nxehtë të verës, temperatura brenda ambientit bëhet e padurueshme.

 

Tavolinat dhe hapësira përreth kërkojnë urgjentisht rikonstruksion, ndërkohë që ndriçimi i pamjaftueshëm e thellon ndjesinë e rrënimit.

 

Tregu i Fruta-Perimeve në Sarandë Pamje që trishtojnë

 

Shumica e tregtarëve, të zhgënjyer nga kushtet dhe mungesa e vëmendjes institucionale, kanë zgjedhur të shesin jashtë tregut, në trotuarë, duke krijuar kaos dhe dëmtuar ndershmërinë e konkurrencës.

Ndërkohë, brenda tregut mbizotëron boshatisja dhe mes tezgave të ndryshkura duken disa tregtarë të trishtuar.

 

 

Asnjë prej tregtarëve te Tregu i Fruta – Perimeve në Sarandë nuk pranon të flasi para kamerës, por jashtë saj shprehen të lodhur dhe të zhgënjyer: “Prej vitesh, asgjë nuk ka ndryshuar. As investime, as përkujdesje, as dëgjim nga institucionet.”

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.