Transportonte me motoçikletë 16 kg kanabis, arrestohet nga policia

07/10/1910:12

Shperndaje:


16 kg marijuanë u sekuestruan sot nga policia greke, ndërsa në pranga përfundoi në 36 vjecar shqiptar.

Aksioni i policisë u zhvillua në Sajadhe, Igumenice, ndërsa droga ishte fshehur në motorin me të cilin lëvizte i riu shqiptar.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 15 pako, një pjesë e të cilës u gjet edhe në cantën e shpinës që mbante 36-vjecari.

Policia greke ka shfrytëzuar burime informacioni për kalimin e drogës në kufi Greqi, ka ndaluar në rrugë qendrore 36 vjeçarin me motoçikletë dhe gjatë kontrollit ka zbuluar në dy anët e motoçikletës 15 pako me 16 kg e 390 gr hashash.
I arrestuari akuzohet për trafik lëndësh narkotike në Greqi


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Punëtorët e huaj nuk janë shpëtim, biznesi të reflektojë: zgjidhja garantohet nga punonjësit vendas
Elvisa dhe Rezina Dhimaku humbën jetën në aksident. Apeli i familjes: Ndihmoni të shpëtojmë djalin
Dream Hotel Saranda kërkon të punësojë Recepsionist/e
Helia Hotel kërkon të punësojë Receptionist/e dhe Kamarier/e
Humbën jetën 2 motrat: Policia arreston 23-vjeçarin, kishte hyrë në parakalim, ishte i dehur
Aksident i rëndë në rrugën Sarandë – Delvinë, 2 motra humbin jetën

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.