Transportonin 5 klandestinë me taksi nga Saranda në Kukës, dy të arrestuar nga policia

02/12/2112:19

Shperndaje:

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se transportonin në mënyrë të kundraligjshme 5 emigrantë. Sipas policisë, transporti nga Saranda për në Tiranë më pas drejt Kukësit bëhej me anë të një taksie. Ndërkohë janë proceduar penalisht edhe 5 emigrantët, të cilët tentuan të kalonin kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

Dy personat e arrestuar kundrejt parave i transportonin emigrantët nga Saranda, në Tiranë më pas në Kukës për të kaluar kufirin në Kosovë dhe destinacioni ishte vendet e Bashkimit Evropian.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Saranda drejt Tiranës, e më pas në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin në Kosovë, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “TAKSIA”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve V. B., 46 vjeç dhe B. T., 21 vjeç.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një mjet taksi, kundrejt shpërblimit monetar, 5 emigrantë që kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit me shtetin grek, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 5 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel DINE në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare
Restorant ‘MAREA’ në Sarandë kërkon Kamarier të parë dhe Sanitare
BOE Luxury Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
La Mar Restaurant kërkon Ndihmës Kamarier, Hostes dhe Sanitare Turni i Parë
Yakuza Umi Restaurant & Sushi në Ksamil kërkon Staf
Bie çatia e një objekti në ndërtim te Porti i Limionit, niset me helikopter në gjendje të rëndë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.