Transportohen drejt spitalit në Tiranë 2 të plagosur nga aksidenti në Krane


Tre personat që i mbijetuan aksidentit, fillimisht janë dërguar për mjekim në spitalin e Sarandës, por për shkak të gjendjes së tyre të kritike, janë dërguar më pas për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, në kryeqytet. Siç shihet dhe në pamjet, makina tip “Benz” ka pësuar dëmtime të shumta.

Arjan Gribura, 31 vjeç, ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore, frakturë të dorës së majtë dhe të djathtë si dhe frakturë në këmbën e majtë. Agron Muhametaj, 22 vjeç, ka pësuar shumë lëndime dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës.

Ndërsa, Shkëlqim Muhametaj, 31-vjeç, nuk ka pësuar lëndime të shumta dhe ndodhet në spitalin e Sarandës. Raportohet se të katërt, janë banorë të fshatit Mursi, bashkia Konispol.

VIDEO

https://youtu.be/QMBwUCIZ3yA

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.