TRAGJIKE: Armand Hysi humb jetën nga infrakt kardiak


Një ngjarje tragjike ka ndodhur përpara disa castesh në Sarandë.
Kreu i Hipotekës së Sarandës Armand Hysi ka humbur jetën pas një infrakti kardiak që ka pësuar në vendin e punës.
Armand Hysi ishte emëruar në këtë detyrë vetëm pak muaj më parë. Brenda një kohe të shkurtër kishte arritur ta kthente zyrën e Hipotekës në një nga institucionet më të suksesshme të Sarandës.

Armand Hysi ishte gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës. Gjithashtu dhe Petagog në Universitetin “Eqerem Cabej” në Gjirokastër.
Emri i Armand Hysit ishte një nga kandidaturat më të rëndësishme të Partisë Socialiste për drejtimin e Bashkisë Sarandë.

Presidenti Ilir Meta, ka marrë pjesë edhe në dorëzimin e Titullit “Për merita të veçanta” akorduar Armand Hysit. Ai ka shkruar edhe për mbresat pas largimit nga qyteti:
Një kontribut të paharruar për zhvillimin e këtij qyteti… Duke lënë pas një trashëgimi të pasur, me studime e publikime në fushën ekonomike, ka dhënë edhe Dr.Armand Hysi… Një emër i nderuar dhe i vlerësuar nga qytetarët e Sarandës… Si një intelektual i rrallë e human… I cili ndihmonte qytetarët në nevojë dhe nuk kursehej të mbështeste kauzat sociale të rëndësishme.
Në nderim të punës shumëvjeçare si pedagog e kërkues shkencor… Duke dhënë një ndihmesë të madhe për zhvillimin cilësor ekonomik e social të Sarandës… Pata kënaqësinë ta vlerësoj me Titullin e lartë ‘Për merita të veçanta civile’.
Kemi nevojë të vlerësojmë sa më shumë figura të tilla, që i shërbejnë komunitetit dhe mbeten një model frymëzues i përhershëm solidariteti, humanizmi, por edhe progresi shoqëror, shkruan Presidenti Meta.

VIDEO

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.