Tragjedi në Berdenesh: Ndërron jetë në vendin e punës punonjësi i ujësjellësit

Tragjedi në Berdenesh: Ndërron jetë në vendin e punës punonjësi i ujësjellësit

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunitetin e vogël të fshatit Berdenesh, ku ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale punonjësi i stacionit të pompave të ujësjellësit.

 

Shtetasi Gramoz Hoxha 54 vjeç, është gjetur pa shenja jete brenda ambienteve të punës, ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Ngjarja e papritur ka sjellë trishtim dhe shqetësim mes banorëve dhe kolegëve të tij, të cilët e njohin si një njeri të përkushtuar dhe të qetë.

 

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar me detaje rrethanat e kësaj humbjeje të parakohshme, megjithëse shkaqet paraprake flasin për një vdekje natyrale.

 

Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen dhe të afërmit e të ndjerit, i cili e mbylli jetën në vendin ku për vite me radhë kishte shërbyer me përkushtim për komunitetin.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë
Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.