Tom Doshi nga Saranda: PSD e vetmja parti që ka program social – VIDEO

05/05/2511:59

Shperndaje:

Tom Doshi nga Saranda: “PSD, e vetmja forcë me program social për shtresat në nevojë”

 

Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Tom Doshi, gjatë një takimi me qytetarë në Sarandë, u bëri thirrje votuesve që më 11 maj t’i japin besimin forcës që, sipas tij, ka të vetmin program të qartë social në vend për të mbështetur shtresat në nevojë.

 

Tom Doshi nga Saranda: “PSD, e vetmja forcë me program social për shtresat në nevojë”

 

“Unë e dua pushtetin për t’ju shërbyer ju – të varfërve, pensionistëve, që të mos mungojnë ilaçet. Jam forcë e tretë në Shqipëri dhe do të jemi edhe nesër forcë e tretë. Vetëm komisioner kemi 6 mijë në gjithë vendin. Kërkoj prej jush që të angazhoheni për të na mbështetur, që në fakt po mbështesni veten tuaj”, – u shpreh Doshi.

Ai tha se ka marrë shumë mesazhe nga qytetarë në gjithë vendin që i kanë pohuar se nuk do të kishin marrë pjesë në zgjedhje nëse nuk do ishte angazhimi i PSD.

 

Probleme të pazgjidhura në Sarandë

 

 

Në fjalën e tij, Tom Doshi ndaloi edhe te problematikat e pazgjidhura ndër vite në Sarandë, duke përmendur çështjet e legalizimeve, certifikatave të pronësisë dhe mungesën e ujit të pijshëm.

 

“Unë i njoh mirë problemet që ka Saranda. Problemet me legalizimet, certifikatat e pronësisë, mungesën e ujit. Duan që ta çojnë ujin në Itali nëpërmjet tubacioneve… Por asnjë politikan deri më tani nuk ka pasur ndjenja për njerëzit. Po nuk pate shpirt për të ndihmuar të tjerët, nuk mund të bësh asgjë.”

Duke vënë në pah ndjeshmërinë ndaj qytetarëve dhe respektin ndaj diversitetit në qytet, Doshi theksoi edhe rëndësinë e bashkëjetesës dhe solidaritetit:

“Kam shumë malsorë, mirditorë që jetojnë në Sarandë dhe e ndjejnë veten njësoj si ju. Ne malsorët kudo që shkojmë dimë të respektojmë të tjerët.”

 

Thirrje për mobilizim në javën e fundit të fushatës

 

Duke e konsideruar këtë si javën e fundit vendimtare përpara zgjedhjeve, Tom Doshi u bëri thirrje qytetarëve të Sarandës dhe më gjerë që të mobilizohen dhe të përhapin mesazhin e PSD edhe tek miqtë dhe familjarët, kudo që ndodhen, në Shqipëri apo jashtë saj.

Fushata elektorale e Partisë Social Demokrate do të vijojë me ritëm të lartë në ditët e mbetura, me takime intensive të kryetarit të saj në të gjithë vendin.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pronarët e mjeteve ujore futen në zyrat e Bashkisë Sarandë: Nesër do mbyllim dyert
Vila PAJA në Ksamil kërkon Sanitare – Ofrohet Akomodimi dhe Ushqimi
Coffee & Crepes SHEHU kërkon Krepier/e, Banakier/e dhe Kamarier/e
PRODA BAKERY në Sarandë kërkon Specialist Brumi, Specialist Pjekje dhe Furxhi
FLYFOX kërkon Motorrist për shpërndarjen e porosive në Sarandë
Auron Tare: Butrinti duhet mbrojtur me çdo kusht, historia nuk duhet të varroset nën beton

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.