Thirrja pa zë e kafshëve të pastreha
“Madhështia dhe progresi moral i një kombi mund të gjykohet nga mënyra sesi sillet me kafshët”, ka thënë dikur aktivisti i njohur human, Mahatma Gandi.
Nisur nga kjo shprehje, e njëkohësisht duke hedhur sytë nga realiteti, çfarë mund të thuhet për kombin tonë?
Aktualisht, në Shqipëri kafshët e rrugës janë fatkeqe, pasi ende mungojnë politikat afatgjata për kujdesin ndaj tyre. Fenomeni i braktisjes së kafshëve vazhdon të jetë prezent pothuajse në të gjitha qytetet e Shqipërisë, gjithashtu edhe në Sarandë. Edhe pse vitet e fundit në vend, janë shtuar nismat, organizatat dhe institucionet për mbrojtjen e këtyre kafshëve pa strehë, duke iu ofruar atyre ushqim, vaksinim dhe strehim, përsëri rezultojnë më shumë se në Shqipëri numërohen rreth 40.000 kafshë pa strehë, dhe për më tepër nuk mund të flitet për shifra e statistika të sakta, pasi kafshët eliminohen vazhdimisht dhe braktisjet masive ndodhin çdo ditë.
Në Shqipëri kafshët keqtrajtohen e vriten, e ky fenomen që ndodh gati përditë, nuk merr fund së ekzistuari e askush nuk merr asnjë masë për këtë. A nuk është vepër penale çdo formë keqtrajtimi, abuzimi e shfrytëzimi që u bëhet kafshëve? A nuk meritojnë edhe ata të ushqehen, e gjithashtu të kenë një strehë të ngrohtë?
Megjithëse duhet dhe sensibilizimi i qytetarëve në mënyrë që të adoptohet nga një kafshë për familje, ekzaktësisht Sarandës, më së shumti i duhet ringritja dhe ndërtimi i një qendre për kafshët e pastreha. Të gjitha ato kafshë që enden rrugëve në kërkim të ushqimit nëpër kosha apo duke shtrirë kokën drejt dorës së njerëzve për një copëz bukë, meritojnë të kenë një shtëpi, meritojnë të vaksinohen e të flenë brenda, ngrohtë. Kështu, edhe qyetatarëve nuk do tu kanoset më asnjë kërcënim, si në ato pak raste kur u ka qëlluar të jenë sulmuar. Sulmi i tyre, është thirrja dëshpëruese për të qenë të sigurt, britma për të na tërhequr vëmendjen që t’u sigurojmë atë çka u mungon. Ata sulmojnë se janë të frikësuar e frika e tyre është përzier me urinë gërryese që i shoqëron tërë kohës, sidomos gjatë dimrit kur i ftohti ngrin gjithçka e atëherë dhe shpresa e tyre ngrin, së bashku me pritjen.
Saranda, si një qytet që po vazhdon të rritet përherë e më tepër në shumë sfera, duhet të mendojë edhe për kafshët e saj duke u garantuar atyre një qendër të posaçme, të ngritur nga organet vendore kompetente, të cilat duhet të punojnë mbi këtë problem, jo vetëm duke i strehuar ato, por edhe duke organizuar fushata sensibilizimi me qytetarët në lidhje me mbajtjen, trajtimin dhe respektimin e mirëqenies së kafshëve.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
22/10/2116:56
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
22/10/2116:56
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
22/10/2116:56
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
22/10/2116:56
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
22/10/2116:56