Tension dhe debate të ashpra në mbledhjen e Asamblesë, socialistët e Sarandës kundër Klosit

15/03/2311:06

Shperndaje:

Tension dhe debate të ashpra në mbledhjen e Asamblesë Socialiste në Sarandë, socialistët e Sarandës i kundërvihen Blendi Klosit.

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar në Sarandë mbledhja e Asamblesë së PS Dega Sarandë, ku është diskutuar mbi përgatitjet për zgjedhjet e 14 Majit si dhe për kandidaturat e mundshme të kësaj partie për Bashkinë e Sarandës.

Nga burime brenda PS, takimi është shoqëruar jo vetëm në seancë, por edhe në ambientet e jashtme me diskutime të ashpra, debate dhe tension mes anëtareve të Asamblesë dhe deputetëve lidhur me kandidaturat e mundshme.

Nga burime të Saranda Web mësohet se pjesa dërrmuese e anëtarëve të Asamblesë, në mbi 90% të saj ka dalë në mbështetje të kandidaturës së kryetarit aktual të bashkisë Adrian Gurma, përkundër qëndrimit të të deleguarit Blendi Klosi, i cili mbështet kandidaturën e Oltion Cacit.

Ndërkohë që në takim janë propozuar edhe emrat e Gjergji Merkurit, Oltion Cacit dhe Dhonat Kotes si kandidatura të mundshme.

Kryesia e PS do të marrë në shqyrtim kandidaturat e propozuara dhe pritet të shpallë në datë 25 Mars emrin e kandidatit që do të garojë nga socialistet për Bashkinë e Sarandës në zgjedhjet e 14 majit.

Mbetet për të parë se si do të vijojnë zhvillimet brenda socialisteve të Sarandës, në ditët që vijnë, nderkohë që situata është e trazuar.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama nga New York: Armiqtë nuk na sulmojnë me raketa, por nëpërmjet rrjeteve sociale
Një tjetër aksident pranë Urës së Gajdarit, përplasen dy automjete
Publikohen pamje nga atentati në Sarandë, autori përdori dy pistoleta
Aksident në hyrje të Sarandës, përplasen dy automjete në segmentin Ura e Gajdarit–Metoq
Dyqani NEPTUN Sarandë kërkon Shitës/e dhe punonjës magazine
Ardit Bido njofton qytetarët në Sarandë dhe Ksamil: Do të vij për të dëgjuar përsëri hallet tuaja

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.