Të shtunën fillon kampinati, Butrinti luan kundër Dinamos

04/02/1612:13

Shperndaje:


Ekipi i Butrintit ditën e shtunë do të luajë me ekipin e Dinamos në stadium “Andon Lapa” të qytetit të Sarandës. Të shtunën pra rifillon Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Parë. Pas një pushimi 1 mujor ekipi i Butrintit do të kthehet në fushën e blertë. Trajneri i Butrintit Flamur Shehu tregon se ekipi po përgatitet me intensitet për të arritur formën sa më optimale në ndeshjen me Dinamon. Tekniku Shehu tregon se tashmë tek Butrinti janë zyrtarizuar 2 afrimet e para bëhet fjalë për futbollistët Lorenc Shehaj dhe Ardit Qejvani i pari sulmues e i dyti mesfushor me tipare të avancuara. Sipas teknikut të Butrinti në ditët në vijim pritet konfirmimi zyrtar edhe për dy futbollistë të tjerë të cilët kanë arritur akordin parimisht për të luajtur fazën e dytë me ekipin e Butrintit. Tekniku Shehu thekson se mbrojtësi Kuci dhe portieri Hallunaj mbeten pjesë e ekipit të Butrintit pasi ata me paraqitjet e tyre e kanë justifikuar besimin e stafit teknik.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

BUZË Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier/e
MENOCOM në Sarandë kërkon të punësojë punëtor rrjeti
Terminali i Sarandës u miratua me të gjitha votat pro, Bashkia: U konsultuam me operatorët
350 banorë të Delvinës peticion kundër Terminalit, të lejohet hyrja në qytet
Kërkohet përkujdesës/e për një 94-vjeçar. Ofrohet apartament i veçantë për qëndrim
Goditet me sëpatë 45-vjeçari në Delvinë, Policia shoqëron autorin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.