

Të rinjtë sarandiotë që luftojnë për një vend në Parlament


Mesa duket dy forcat kryesore politike, ato qe pretendojne te krijojne qeverine e re, ate te mandatit 2021-2025 ne betejen e 25 prillit do te nxjerrin ndoshta tre te rinj, pinjolle te familjeve me te vjetra sarandiote.
Nderkohe qe ditet kalojne, aq dhe me evidente po behen emrat qe pritet te dalin ne fushen e betejes nga PS dhe PD. Te detyruar nga koha, nga elektorati, nga sistemi elektoral apo nga garat e brendshme brenda partive, Rama dhe Basha per te maksimalizuar votat, mesa duket kane ndermend te futin te listat e tyre te rinjte.
Keshtu, ne kampin e partise ne pushtet, Partise Socialiste, ka dale ne skene emri i Eldi Çondit, 35-vjec, i lindur ne Sarande por qe shkollen e mesme dhe ate te larte i ka kryer ne Tirane, ku eshte diplomuar per “Administrim Biznesi”. Çondi, aktualisht punon ne nje kompani telekomunikacioni ne kryeqytet ne te cilen ka nje karriere 13-vjecare, nderkohe qe se fundmi ka aplikuar ne platformen “Deputeti qe duam”.
Nga ana tjeter, ne kampin opozitar, emri me i perfolur eshte ai i Jolio Dines, 29-vjec. Dine ka perfunduar arsimin e mesem ne gjimnazin “Hasan Tahsini” ne Sarande dhe eshte diplomuar ne Tirane per “Ekonomiks” dhe Master ne “Administrim Publik”. Aktualisht punon ne nje banke te nivelit te dyte ne Sarande.
Ndryshe nga Partia Socialiste ku kandidatet per deputetet aplikojne ne platforme, ne Partine Demokratike Dine i eshte nenshtruar nje procesi te gjate verifikimesh nga komisioni i krijuar nga Basha duke kaluar te gjitha fazat e saj, nderkohe ka marre edhe “bekimin” e demokrateve te Sarandes duke u shpallur me pak i kontestuari nga 8 emrat e finalisteve, ku perfshiheshin edhe “xhaketa te vjetra” te Partise Demokratike.
Pavaresisht moshes, Dine ka nje karriere te gjate si Kryetar i FRPD Sarande, Anetar i Keshillit Kombetar te PD dhe kandidat per deputet ne 2017 nga Partia Demokratike.
Nje tjeter emer nga kampi roze, eshte ai i Helena Lules. 29-vjecarja nga Saranda, ka perfunduar arsimin e mesem dhe ate te larte ne Tirane, diplomuar per “Drejtesi”. Ka nje eksperience pune ne disa projekte te Bashkimit Europian dhe aktualisht punon si Koordinatore ne Njesine Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion ne Kryeministri.
Ajo qe i bashkon tre te rinjte, eshte se jane pinjolle te tre prej familjeve me te vjetra dhe me me emer ne Sarande, te diplomuar me rezultate te shkelqyera dhe qe sigurisht…vijne nga brezi i ri.
VIDEO e konkurentëve të Partisë Socialiste
https://youtu.be/fWBknWIV454



Na ndiqni:
Postimet e fundit

A1 Consult & Accounting – Ekonomist, Studio Konsulence dhe kontabiliteti në Sarande
05/01/2118:06

SHPELLA & KISHA SHEN GJERGJI, DHIVER – VIDEO
05/01/2118:06

NJOFTIM PËR PUNËSIM VJETOR NË CASA NOSTRA SARANDË
05/01/2118:06

Gjendet i moshuari, ishte rrëzuar në përrua, kaloi 24 orë në temperatura ekstreme
05/01/2118:06

Humbet 67-vjeçari në Delvinë, të afërmit apelojnë për ndihmë
05/01/2118:06

Aktori i madh i roleve të “vogla”, kushtuar aktorit të Estradës së Sarandës Lek Mosi. Nga Vangjel Agora
05/01/2118:06

ARDIT CIKULI DENONCON: 3.8 MILIARDË LEKË TË SHPËRDORUARA, JEMI PËRSËRI PA UJË – VIDEO
05/01/2118:06

Butrinti fiton ndaj Memaliaj, Delvina ndaj Albpetrol – VIDEO
05/01/2118:06

Dígjen 2 automjete në Sarandë, ja për çfarë dyshon Policia
05/01/2118:06

SHITET APARTAMENT 3+1, 116 M2, I MOBILUAR & HIPOTEKË, ÇMIMI 115,000 EURO
05/01/2118:06







Rezervime

River & Sea Side Apartament
05/01/2118:06

Apartamenti 6 – Vila Stupende
05/01/2118:06

City Glow – Apartament me 2 dhoma
05/01/2118:06

Dhoma dyshe në Hotel Mesopotami
05/01/2118:06

Apartamenti 5 – Vila Stupende
05/01/2118:06
Suvenire

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
05/01/2118:06

Suvenire nga Saranda
05/01/2118:06

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
05/01/2118:06

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
05/01/2118:06

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
05/01/2118:06




